Dinamika e aksidentit fatal. Benzi i Olldashit me “kuti të zezë”, por pa audio

Postuar në 24 Nëntor, 2013 06:45

Ekspertët e kriminalistikës dhe të aksidenteve të policisë së kryeqytetit kanë nxjerrë disa konkluzione paraprake për mjetin tip “Benz Mercedes” me targa AA 003 NH, me te cilin u aksidetuas per vdekje deputeti Sokol Olldshi. Burime nga ky grup ekspertësh pohojnë se është duke u përpiluar kërkesa për kompaninë “Benz Mercedes” për të mësuar të dhënat e Panelit të Kontrollit të mjetit. Ndërkohë, theksohet se paneli që funksionon si një paketë elektronike, është e ngjashme me kutinë e zezë të avionit, për të dhënat, manovrimet dhe problemet që ka hasur automjeti në momentin e aksidentit, por nuk mban te dhena audio nga momenti fatal.

Sipas grupit të ekspertëve, “Benzi” ka qenë rreth një orë e 30 minuta i ndezur dhe ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 60 km/h. Sipas ekspertëve, makina ka dalë nga tuneli me këtë shpejtësi dhe deputeti Sokol Olldashi ka dashur që të futet në kthesë me të njëjtën shpejtësi, por dyshohet se ai nuk e ka parë kthesën. Ekspertët thonë se mungesa e tabelës paralajmëruese për kthesën e fortë dhe kushtet e këqija të motit kanë ndikuar që Olldashi të mos e vendosë këmbën në frena. Grupi i ekspertëve sqaron se makina ka dalë nga rruga me marsh të tretë dhe se ka qenë me pilotim mekanik kur ka rënë nga një lartësi prej 10-20 metrash. Nga të dhënat paraprake dyshohet se makina ka rënë nga krahu i djathtë dhe në fund ka përfunduar në varrezat e zonës e kthyer përmbys. Ndërkohë, theksohet se mjeti nuk ka pasur gërvishtje apo shenja të goditjes nga pas apo nga pjesa e parme e makinës.

Me heret ekspertet thane edhe se deputeti udhetonte i palidhur me rripin e sigurimit.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.