Arkiv-Lajme të përditësuara
Armët kimike do të shkatërrohen në Sllovaki
UASHINGTON- Slovakia mund të jetë vendi ku do të shkatërrohen armët kimike të Sirisë.
Presidenti Barak Obama, ka mirëpritur interesin e Sllovakisë për të ndihmuar në shkatërrimin e armëve, njoftojnë mediat e huaja.
Zëvendës Presidenti, Joseph Biden ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico
“Obama mirëpriti interesin e kryeministrit sllovak për të kontribuar në përpjekje ndërkomëbtare për të shkatërruar armët kimike të Sirisë”- thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Vendimet / Idlir Peçi, zv.ministër Drejtësie
Këshilli i Ministrave në vendimet e sotme, ka miratuar emërimin e Idlir Peçit si zëvendësministër të Drejtësisë. Peçi është diplomuar jurist pranë Universitetit Aristotelos, të Greqisë dhe ka kryer studimet Master dhe Doktoraturën në Universitetin e Groningenit, Holandë. Aktualisht ai është pedagog në Universitetin e Utrecht-it, Holandë.
Vidhnin qytetarët në rrugë, 3 persona në pranga
Hajdutët e rrugës, ata që të grabisin telefonin apo çantën, janë dhe kriminelët me të cilët policia merret më pak. Por mbrëmë në darkë janë arrestuar tre hajdutë që cilësohen përgjegjës për të paktën nëntë grabitje të qytetarëve pranë parkut të Liqenit.
Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë arrestoi mbrëmë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial Tiranë Leonard Dodën, Arid Nokën dhe Edison Ndrekë. Autorët nën kërcënimin e armës akuzohet se u vidhnin qytetarëve paratë në xhep, telefonat celularë apo bizhuteritë.
40 mjekë rikthehen në atdhe, Rama: Autonomi dhe transparencë, terapia e shëndetësisë
Rreth 40 mjekë shqiptarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vende të ndryshme të botës, i janë përgjigjur thirrjes së nismës “Thuaji Po Shqipërisë!”, e organizuar nga ministri i Shëndetësisë, nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të kontribuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor.
Në një takim të zhvilluar pasditen e sotme në “Pallatin e Brigadave” me mjekët e suksesshëm të diasporës shqiptare nëpër botë kryeministri Rama i vlerësoi si frymëzuese arritjet e tyre të deritanishme dhe vendimin për të kontribuuar për vendin e tyre.
Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ai i Drejtësisë, Nasip Naço nisën takimet zyrtare në Bruksel për të paraqitur masat e marra nga qeveria e re në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit të Jashtëm, Pierre Vimont.
I impresionuar nga prania e tre ministrave, përfaqësuesi i Catherine Ashton vlerësoi angazhimin e Tiranës dhe e konsideroi vizitën "në kohën e duhur", por theksoi se për statusin kandidat tashmë vendosin vendet anëtare të Bashkimit Europian.
ishani dekreton Gjovalin Përnocën dhe Petrit Çenon në Gjykatën e Lartë: Ja pse i zgjodha
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot emërimin e zotit Gjovalin Përnoca dhe Petrit Çeno, anëtarë të Gjykatës së Lartë. Përnoca dhe Çeno ishin kandidatë që vinin nga Gjyqësori.
Dekretimi i tyre vjen rreth më pak se një muaj nga shpallja e listës me 21 kandidatë, që vinin nga rradhët e gjyqësorit dhe juristëve.
Menjëherë pas shpalljes së listës, Presidenti i Republikës pati zhvilluar edhe takime konsultative me kryetarët e partive parlamentare për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.
Doda “letër” Olldashit: Ti dhe vdekja nuk keni asnjë lidhje me njëra tjetrën
Vetëm një ditë pasi e përcolli me lot e dhimbje për në banesën e fundit, mikun dhe kolegun Sokol Olldashi, deputetja demokrate Mesila Doda me fjalë shumë të thjeshta por edhe të ndjera i ka shkruar një mesazh për të fundit herë njeriut që u nda kaq paprtiur nga jeta.
Mesila në faqen e saj në Facebook shprehet:
I dashur mik, po te shkruaj….
Te shkruaj per te thene qe le kaq shume gjera pa mbaruar ketu ne toke, sa pesha e tyre po behet mal ne supet tona, mal qe ne nuk mundemi ta mbajme sepse askush nga ne nuk mund te bente ate qe mundeshe ti.
Aksioni i pastrimit nga plehrat, i bashkohen mijëra nxënës e qytetarë (foto galeri)
Aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, ka nisur sot në mëngjes në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Deri në mbrëmjen e sotshme synohet të mblidhen 20 mijë ton mbeturina. Rreth 100 mijë aktivistë, vullnetarë, ekologjistë pritet të pastrojnë të gjitha zonat e papastra në vend dhe bëhet fjalë për të gjitha ato zona të cilat nuk paraqesin rrezikshmëri dhe ku pastrimi mund të kryhet në kushte të thjeshta.
Statusi, Bushati: Presim një vendim unanim politik. Ministri bullgar: S’ka më arsye të shtyhet
Ministri i Jashtëm bullgar, Kristian Vigenin, i ndodhur në Tiranë për një vizitë zyrtare, beson se nuk ka asnjë arsye që në dhjetor Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, diplomati bullgar është shprehur se beson se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat apo standartet që janë kërkuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë.
Protestë pas një tërmeti
Pas nje lekundje termeti te magnitudes 4 tre kilometra ne lindje te qytetit te Fierit, banoret e zones naftembajtese te Marrinzes dolen ne proteste dhe bllokuan rrugen nacionale.
Lekundjet jane rregjistruar ne oren 19:45 minuta me epiqender 17 kilometra nen toke. Disa banesa te zones jane demtuar nga lekundjet. Banoret e kesaj zone akuzojne kompanine kanadeze "Bankers Petroleum" se me operacionet e nxjerrjes se naftes shkakton lekundjet e termetit. Ata bllokuan rrugen nacionale Fier-Berat dhe rrugen qe lidh fshatrat e zones.