Vidhnin qytetarët në rrugë, 3 persona në pranga

Hajdutët e rrugës, ata që të grabisin telefonin apo çantën, janë dhe kriminelët me të cilët policia merret më pak. Por mbrëmë në darkë janë arrestuar tre hajdutë që cilësohen përgjegjës për të paktën nëntë grabitje të qytetarëve pranë parkut të Liqenit.
Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë arrestoi mbrëmë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial Tiranë Leonard Dodën, Arid Nokën dhe Edison Ndrekë. Autorët nën kërcënimin e armës akuzohet se u vidhnin qytetarëve paratë në xhep, telefonat celularë apo bizhuteritë.
Ata janë arrestuar në flagrancë menjëherë pasi dje në mbrëmje kanë vjedhur me dhunë, duke kanosur me armë zjarri dy shtetas, të cilëve i kanë vjedhur një sasi parash dhe bizhuteri.
Mapo
Add new comment