Doda “letër” Olldashit: Ti dhe vdekja nuk keni asnjë lidhje me njëra tjetrën

Postuar në 22 Nëntor, 2013 10:59

Vetëm një ditë pasi e përcolli me lot e dhimbje për në banesën e fundit, mikun dhe kolegun Sokol Olldashi, deputetja demokrate Mesila Doda me fjalë shumë të thjeshta por edhe të ndjera i ka shkruar një mesazh për të fundit herë njeriut që u nda kaq paprtiur nga jeta.

Mesila në faqen e saj në Facebook shprehet:

I dashur mik, po te shkruaj….

Te shkruaj per te thene qe le kaq shume gjera pa mbaruar ketu ne toke, sa pesha e tyre po behet mal ne supet tona, mal qe ne nuk mundemi ta mbajme sepse askush nga ne nuk mund te bente ate qe mundeshe ti.

Te shkruaj per te thene qe njerzit te deshen shume. Kur shihja ate det njerzish qe lotonin dhe donin vec te te preknin per here te fundit, kuptova qe i kishe dhene njerzve nje pjese nga zemra jote…se te besh politike sic dije ti, mundet ta besh vec me zemer.

Te shkruaj o mik per te thene qe vinin per lamtumire e me lot ne sy dhe ata qe s’te deshen, dhe ata qe te helmuan shpirtin e zemren, dhe ata qe u friguan nga forca e zemres qe ti i jepje miqve, njerzve, atyre mijra e mijra demokratve qe dje vinin te te jepnin lamtumiren.

Ti ishe shpresa e nje njeriu te vertete qe kish mundur te bente perpara ne nje bote qe e kish pasur kunder dhe e kishe kunder qysh diten kur linde.

Vdekja jote nuk ka asnje kuptim. Hezitoj ende te shkruaj fjalen vdekje, sepse ti dhe vdekja nuk keni asnje kuptim bashke. Kishe ende pjesen me te mire te jetes per te jetuar, ndaj sot une nuk kuptoj pse ai djal qe dinte ti gjente zgjidhje cdo rruge pa krye gjendet nen dhe, ndersa ne miqte e tu flasim per ty e nuk dime pse nuk gjete kesaj here rrugen e shpetimit, rrugen e jetes. Bashke me ty shuhen shume endrra, shume shpresa, ndersa ne jemi pa nje mik te shtrenjte, i vetmi ne llojin e tij, politikani i zemres, Sokol Olldashi!!

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.