40 mjekë rikthehen në atdhe, Rama: Autonomi dhe transparencë, terapia e shëndetësisë

Postuar në 22 Nëntor, 2013 15:54

Rreth 40 mjekë shqiptarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vende të ndryshme të botës, i janë përgjigjur thirrjes së nismës “Thuaji Po Shqipërisë!”, e organizuar nga ministri i Shëndetësisë, nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të kontribuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Në një takim të zhvilluar pasditen e sotme në “Pallatin e Brigadave” me mjekët e suksesshëm të diasporës shqiptare nëpër botë kryeministri Rama i vlerësoi si frymëzuese arritjet e tyre të deritanishme dhe vendimin për të kontribuuar për vendin e tyre.

Rama cilësoi sistemin aktual shëndetësor si të sëmurë dhe kërkoi nga mjekët transparencë dhe autonomi si terapia më efikase për ta shëruar dhe rimëkëmbur sistemin tonë shëndetësor. Ai shprehu besimin se përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre do të bëjë të mundur daljen nga terri dhe vendosjen e sistemit shëndetësor në standarde europiane, i cili sipas tij nuk duhet të jetë më peng i korrupsionit

“Të lësh punën dhe të marrësh rrugën për të ardhur këtu është një sakrificë në vetvete, dhe materiale, dhe shëndetësore. Ju u larguat pasi vendi nuk iu ofronte mundësitë, por edhe arritjet tuaja janë një shembull shumë frymëzues për atë që shqiptarët së bashku dhe Shqipëria e vetme mund t’ia arrijë. Nuk ka dyshim që po flasim për një fushë shumë të vështirë dhe një sistem që ka nevojë për një kurë në çdo qelizë të tij, pasi duhet një kurë e fortë për të, që të kurojë dhe njerëzit më pas. Korrupsioni mban peng të ardhmen e Shqipërisë dhe sidomos të këtij sektori”, u shpreh kryeministri Rama.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.