Rinisin kërkimet për 3 të arratisurit e tjerë

Rinisin kërkimet në malin e Gramozit për tre të arratisurit e tjerë nga burgu i Drenovës.
Kërkimet e policisë vijojnë me kamera termike dhe janë vështirësuar për shkak të motit të keq.
Policia vijon kërkimet për kapjen e Eduart Lulos, Reis Haxhirajt dhe Gëzim Tomës.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e RENEA-s ndaluan dje Admir Tafilin, Fran Marashin dhe Gëzim Gurin. Forcat RENEA arrestuan tre të burgosurit, që ishin arratisur një natë më parë nga burgu i Drenovës, në një magazinë në Prrenjas, gjatë një aksioni ku nuk
Arratisja nga burgu i Drenoves
Arratisja, PD: Shteti ka rënë
Naço: Siguria në burgje, e kalbur
Kapen edhe 3 nga të arratisurit
ka pasur shkëmbim zjarri.
Të tre të burgosurit (Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri) ishin strehuar gjatë natës në një nga ndërtesat e braktisura të stacionit hekurudhor të Prrenjasit. Ata ishin vëzhguar më parë nga forcat operacionale dhe u prit rrethimi nga forcat RENEA për të ndërhyrë dhe për të realizuar aksionin policor.
Asnjë rezistencë nuk është bërë nga të kërkuarit, pavarësisht se ishin të armatosur, por njëri prej tyre, Gëzim Toma, mendohet që të jetë larguar nga kjo magazinë, pak më parë se ajo të ishte rrethuar.
/ Top Channel
Add new comment