Mblidhet grupi i PD, një minutë heshtje për Olldashin

Postuar në 25 Nëntor, 2013 08:22

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar demokrat ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ndarjes nga jeta të kolegut të tyre dhe deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, në vendin e të cilit ishte vendosur një tufë me lule. Basha falënderoi të gjithë njerëzit që u solidarizuan me dhimbjen për ndarjen e tragjike nga jeta të deputetit të PD, duke nënvizuar se në adresë të Partisë Demokratike dhe të tijin si kreu i kësaj force politike kanë ardhur me mijëra mesazhe ngushëllimi nga njerëz të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit.

“Mijëra mesazhe ngushëllimi i kanë ardhur këto ditë PD dhe mua si kryetar nga qytetarë të thjeshtë brenda dhe jashtë vendit. Mesazhe kanë ardhur nga të gjithë, nga Kosova, Maqedonia, parti simotra, përfaqësues të vendeve mike etj. Të gjithë janë bashkuar me dhimbjen tonë. Me dhimbjen e mbarë vendit. Në emrin tuaj, dua t’i falenderoj nga zemra të gjithë për ngushëllimet e tyre”, tha Basha.

Më tej Basha tha se PD është e vendosur, për të çuar përpara platformën që sipas tij mbështeste edhe Sokol Olldashi për një opozitë të fortë përballë qeverisjes arbitrare të mazhorancës së majtë.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.