“Arratisja”, Berisha: Produkt i bashkëpunimit të vrasësve me eksponentë qeveritarë

TIRANE- Ish kryeministri, Sali Berisha tha se arratisja, siç e quajti ai, e pashembullt, nga burgu i Drenovës është produkt i bashkepunimit te suksesshem te ketij grupi vrasesish me eksponente dhe strukturat e reja qeveritare te interesuara apo detyruara per lirimin e tyre.
Berisha thekson se bandat që ndihmuan me para dhe dhune ardhjen ne pushtet te koalicionit Rama – Meta, tani nje nga nje kerkojne shperblimin e tyre.
Arrestimi i katër prej të burgosurve, shrkuan Berisha ne Facebook, është një akt për tu përshëndetur, por shton se, dalja e ministrit te brendshem ne media, demaskon ate si njeri te kapur dhe angazhuar ne betejen e bandave qe mbeshtesin ate me bandat rivale.
Reagimi i plotë i Berishës në Facebook
Rendi dhe siguria ne renie te shpejte.
Te dashur miq, dje u thye ne Drenove burgu i sigurise me te larte dhe 7 te burgosur, shumica me denim te perjetshem, te armatosur deri ne dhembe, u larguan prej tij sikur te ishin ne nje hotel. Ky akt i pashembullt eshte produkt i bashkepunimit te suksesshem te ketij grupi vrasesish me eksponente dhe strukturat e reja qeveritare te interesuara apo detyruara per lirimin e tyre. Kete fakton qarte armatosja e tyre ne burgun e sigurise me te larte, largimi i tyre pa kurrefare rezistence nga rojet e armatosura te rrethimit te burgut.
Bandat qe ndihmuan me para dhe dhune ardhjen ne pushtet te koalicionit Rama – Meta, tani nje nga nje kerkojne shperblimin e tyre. Natyrisht ndalimi nga Policia i 4 prej 7 te arratisurve eshte nje akt per tu pershendetur. Por dalja e ministrit te brendshem ne media, demaskon ate si njeri te kapur dhe angazhuar ne betejen e bandave qe mbeshtesin ate me bandat rivale.
Ne dy muaj perpjekje jo per te siguruar rendin dhe qetesine por per te shnderruar me shpejtesi Policine e Shtetit ne policine e Partise Socialiste, siguria ne vend po bie me shpejtesi, vrasjet, eksplozivat, maskat ne rruge, pengmarrjet, trafiqet po rriten me shpejtesi marramendese. Por mjerisht ky eshte vetem fillimi i procesit te shnderrimit te vendit ne nje protektorat krimi me pasoja shume te renda per çdo qytetar dhe vendin ne teresi.
Panorama
Add new comment