Falimenti, Haxhinasto: Nuk ka bllokim të llogarive te ‘Belle Air’, por keqmenaxhim nga kompania

Postuar në 25 Nëntor, 2013 08:23

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka reaguar pas situatës së krijuar me falimentimin e kompanisë ajrore, ‘Belle Air’ që solli në penalizmin e disa qindra qytetareve të cilët kishin prerë biletat për të udhëtuar me këtë kompani. Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Haxhinasto theksoi se situata është krejt ndryshe nga ajo e paraqitur nga Belle Air dhe sipas tij ka ardhur nga keqmenaxhimi i vetë kompanisë.

“Belle Air nuk ka plotësuar detyrimet, nuk është e vërtetë që ka bllokim të llogarive bankare të kompanisë. Situata është krijuar nga keqmenaxhimi i vetë kompanisë”, tha Haxhinasto.

Sipas ministrit, kompania “Belle Air” nuk ka plotësuar detyrimet edhe pse kishte 50 për qind të tregut.

Pezullimi i fluturimeve, protesta kundër ‘Belle Air’: Duam zgjidhje urgjente

Ngërçi ekonomik që ka përfshirë kompaninë e fluturimit ‘Belle Air’ ka bërë që vetëm ditën e sotme të pezullohen 9 fluturime duke lënë pa udhëtuar rreth 1000 pasagjerë.

Kjo situatë ka sjellë reagimin e pasagjerëve që tashmë kanë prerë biletat për të udhëtuar me këtë kompani ajrore, por e kanë të pamundur ta bëjnë këtë gjë për shkak të pezullimit të gjitha fluturimeve nga ana e ‘Belle Air’.
Një grup prej 500-600 personash kanë protestuar ditën e sotme në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” për shkak se deri të dielën në mbrëmje pas orës 20:00 ata kanë blerë biletat e kompanisë “Belle Air”, por sot nuk mundet të udhëtojnë.

Janë rreth 10 linja ajrore që janë pezulluar që shkonin drejt disa qyteteve italiane dhe greke. Sipas udhëtarëve, pas mesnatës atyre u ka mbërritur një SMS, që i ka njoftuar për pamundësinë për të udhëtuar me linjën e “Belle Air” dhe se kundrejt një pagesë shtesë prej 60 eurosh, mund të realizohej udhëtimi përmes një tjetër kompanie. Por deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim tjetër, në rast se këta udhëtarë do të mund të largohen nga Shqipëria apo jo.

Burime pranë aeroportit bëjnë me dije se u kanë kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë, pasi shpejt do të gjendet një zgjidhje për ta.

Ndërkohë, po sot një tjetër grup qytetarësh që gjithashtu janë penalizuar nga probleme ekonomike të kompanisë kanë protestuar përpara zyrave të ‘Belle Air’ në qendër të Tiranës ku kanë kërkuar një zgjidhej të menjëhershme për problemin e tyre, qoftë edhe kompensimin e parave të biletës.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.