Rama në Austri, pritet nga Fischer: Mbështetje Shqipërisë për integrimin

Postuar në 25 Nëntor, 2013 08:26

Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë zyrtare në Austri. Rama është pritur sot nga presidenti i vendit, Heinz Fischer.

Gjatë takimit dypalësh, Rama e ka falënderuar Presidentin Fischer për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë dhe e ka njohur atë me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa Fischer nga ana e tij e ka siguruar Ramën për mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit. Gjithashtu, Fischer e ka përgëzuar Ramën për punën e deritanishme të qeverisë si dhe ka njoftuar vizitën e tij në Tiranë brenda vitit 2014.

Në vijim të vizitës, kryeministri Rama do të mbajë një fjalim edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.