Reforma zgjedhore: E domosdoshme, dështimi vetëm për faj të klasës politike

Shoqëria civile, koalicioni i vëzhguesve vendor zhvilloi ditën e sotme një konference me temë “Shqipëria civile dhe Demokracia në Shqipëri”, në fokus të të cilës ishte ‘reforma zgjedhore e plotë dhe gjithëpërfshirëse, domosdoshmëri për një sistem zgjedhor me përfaqësues të drejtë dhe të qëndrueshëm’. I pranishëm në këtë konferencë, kreu i kuvendit Ilir Meta vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme reformën zgjedhore, e cila sipas tij duhet të paraprihet nga reforma administrative dhe territoriale. Meta kërkoi konsensusin e opozitës dhe mazhorancës për realizimin e këtyre reformave me rëndësi jetike për vendin.
Duke iu referuar zgjedhjeve të 23 qershorit Meta i vlerësoi ato si shumë pozitive për vendin të konfirmuara si të tilla nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa shtoi se kontributi i parë për suksesin e këtyre zgjedhjeve u takon qytetarëve shqiptarë, ndërsa në fund të listës sa përket kontributit në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve Meta renditi klasën politike, që sipas tij ka sjellë tensione të panevojshme gjatë zgjedhjeve.
“Zgjedhjet e 23 qershorit janë një arritje shumë pozitive e vendit, e konfirmuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar që ka qenë mjaft i ndjeshëm ndaj këtyre zgjedhjeve. Dhe unë mendoj se merita kryesore ka qenë e qytetarëve shqiptarë, të cilët treguan një kulturë të lartë demokratike dhe njëkohësisht i takon edhe gjithë faktorëve të tjerë, shoqërisë civile, mediave për transparencën për të qenë sa më e përmbajtur dhe më e frenuar në politizimin e procesit dhe gjithashtu i takon partnerëve tanë ndërkombëtarë që kanë qenë mjaft të ndjeshëm. Dhe dua të vlerësoj edhe rolin e misionit të ODIHR-it dhe të fundit do të vendosja klasën politike për arsye, sepse problemet dhe tensione e panevojshme gjatë procesit të zgjedhjeve kanë ardhur nga politika”, – tha Meta.
Shqip
Add new comment