Sherr mes pronarëve të biletave, plagoset rëndë 38-vjeçari

Postuar në 25 Nëntor, 2013 15:48

DURRËS - Plagoset rëndë pronari i një agjencie për shitjen e biletave. Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, pranë portës hyrëse të portit, te ura e “Dajlanit”, ku shtetasit I.Ç 38 vjeç dhe Lekë Frroku 47 vjeç, të 2 pronarë të shitjes së biletave të trageteve në port, janë përfshirë në një konflikt mes tyre.

Konflikti ka degjeneruar më pas në dhunë, ku Frroku ka goditur me sende të forta I.Ç, duke e lënë të plagosur rëndë. 38-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku është shtruar në sallën e reanimacionit në gjendje kritike për jetën. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë bërë dhe shoqërimin e autorit të plagosjes. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.