Lajmi i fundit/ Kryeministri Rama takim me ministrat në Dajt

Në një ditë të shtune me shi, Kryeministri Edi Ramanuk ka preferuar ta bëjë pushim, por për mbledhje të qeverisë ka zgjedhur një vend informal. Ai ka nisur sot në mëngjes një takim me ministrat në një nga restorantet në Malin e Dajtit.
Takimi i Ramës me ministrat ka nisur që prej orës 09:00, ndërsa vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së qeverisë, e cila miratoi një sërë vendimesh.
Vendimet e djeshme
Idlir Peçi është emri tjetër i emëruar në postin e zv.ministrit të Drejtësisë me vendim të Këshillit të Ministrave, krahas zv.ministrit Arben Isaraj. Në mbledhjen e djeshme, qeveria mori një sërë vendimesh ku përfshihej edhe emërimi i Peçit si zv.ministër i Drejtësisë. Po dje, Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen e grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në lidhje me grantet e investimit, për projektin e rrugëve rajonale dhe lokale. Ky projekt synon rindërtimin e rreth 500 km rrugë rajonale dhe lokale dhe është pjesë e njëprogrami të gjerë që ka ndërmarrë qeveria me qëllim financimin e rehabilitimit të 1000 – 1500 km rrugë rajonale dhe lokale.
MAPO

Add new comment