Armët kimike do të shkatërrohen në Sllovaki

UASHINGTON- Slovakia mund të jetë vendi ku do të shkatërrohen armët kimike të Sirisë.
Presidenti Barak Obama, ka mirëpritur interesin e Sllovakisë për të ndihmuar në shkatërrimin e armëve, njoftojnë mediat e huaja.
Zëvendës Presidenti, Joseph Biden ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico
“Obama mirëpriti interesin e kryeministrit sllovak për të kontribuar në përpjekje ndërkomëbtare për të shkatërruar armët kimike të Sirisë”- thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Vendi ynë, i cili deri para pak kohësh shihej si një vend i mundshëm për shkatërrimin e armëve, refuzoi kërkesën e SHBA-së një javë më parë.
Organizata me bazë në Hagë për Ndalimin e Armëve Kimike po shqyrton ndërkohë opsione të tjera, përfshirë edhe angazhimin e kompanive private.
Sipas ONAK, pjesë kritike e arsenalit do të transportohen jashtë Sirisë jo më larg se 31 dhjetori, ndërsa pjesa tjetër jo më vonë se 30 qershori i vitit 2014.
Panorama
Add new comment