Kushtetut paralajmërojnë ndryshimin e katërta, PS-LSI

Postuar në 23 Nëntor, 2013 05:02

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

NISHANI - “Mbetem i mendimit se një Kushtetutë e butë nuk duhet të lihet të modifikohet sipas dëshirës së shumicës politike. Rishikimi duhet të jetë nënvizuar nga maturia. Rishikimi duhet parë si domosdoshmëri shoqërore, po pa prekur parimet dhe vlerat e saj”, tha Nishani.

META - Viti 2008, me ndryshimet rrufe të një pjese të konsiderueshme të Kushtetutës cenoi raportet mes pushteteve, dëmtoi parimin e kontrollit dhe balancës mes tyre dhe mbi të gjitha dha një mesazh të gabuar: në Kushtetutë mund të ndërhyhej edhe brenda një nate të vetme

15-vjetori – Rama: Mund të ndryshohet. Meta: Jo brenda një nate,

Nishani apelon për kujdes

Herion Mesi

Ligji themeltar i shtetit shqiptar, Kushtetuta pritet të pësojë ndryshime për të katërtën herë. Në mbushjen e 15 vite të saj, politika shqiptare po jep sinjalin e ndërhyrjes për herë të katërt në themelin e shtetit. Duke pasur tashmë një aleancë qeverisëse pothuajse të konsoliduar, PS-LSI, me 85 deputetë, 8 vota larg numrit të nevojshëm për ndryshimin e ligjit themeltar, të majtët po synojnë ndërhyrjen e radhës. Dy aleatët kryesorë të qeverisjes, Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta në tryezën e kushtuar 15-vjetorit të Kushtetutës dhanë dukshëm sinjalin e ndërhyrjes, duke shprehur njëherësh se janë që kjo të realizohet me konsensus së gjerë, duke nënkuptuar dhe marrjen e “bekimit” nga Partia Demokratike. Krerët e shtetit shqiptar, Presidenti, kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri u shprehën dje në një zë ‘pro’ ndryshimeve në ligjin themeltar të shtetit. Por Presidenti Nishani kërkoi që kjo të mos realizohet sipas vullnetit të shumicës së majtë.

Kryeministri

Gjatë një aktiviteti që u zhvillua paraditen e djeshme me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës me temë “Kushtetuta si instrument qëndrueshmërie”, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Kushtetuta meriton këndvështrimin nga pozicioni i nevojës për ta ndryshuar atë dhe për ta rishikuar. “Sot jemi në kushtet kur vendi përpiqet përditë për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe pas 15 vjetësh kur afrimi me BE-në ofron një tërësi standardesh dhe sjelljesh, pyetja a duhet apo s’duhet ndryshuar Kushtetuta, do të bëhet gjithnjë e më shpesh. Ndaj ne duhet të dimë si t’i qasemi kësaj pyetjeje dhe vullnetin e zgjidhjes të mos e gjejmë vetëm te vullneti i politikës, por te gjithëpërfshirja e aktorëve dhe faktorëve shoqërorë nga konstitucionalistët e kështu me radhë. Stabiliteti i Kushtetutës është parakusht për stabilitetin dhe rendin kushtetues. Ndaj çdo ndërhyrje në Kushtetutë imponon që në funksion të rendit kushtetues gjithëpërfshirja të jetë koncepti bazë dhe më fillestar”, u shpreh dje Rama, duke shtuar se ndryshimi i Kushtetutës nuk mund të jetë partiak dhe i njëanshëm.

Kreu i Kuvendit

Kreu i LSI-së, teksa risolli në vëmendje ndryshimet e hidhura të 2008-s të Kushtetutës, kërkoi që të mos përsëritet e njëjta histori. “Mund të kujtoj se dhe në të shkuarën tonë të afërt, politika ka pasur konfliktet e saj të brendshme me këtë dokument themelor të Republikës. Atëherë kur ajo i rrinte ngushtë për një interes të çastit edhe atëherë kur ky ishte një interes i sinqertë apo dëshmohej si i tillë. Viti 2008, me ndryshimet rrufe të një pjese të konsiderueshme të Kushtetutës, edhe nëse u iniciuan me një frymë synimi të mirë, prodhoi një frymë kundër frymës së përgjithshme të këtij dokumenti. Cenoi raportet mes pushteteve, dëmtoi parimin e kontrollit dhe balancës mes tyre dhe mbi të gjitha dha një mesazh të gabuar: në Kushtetutë mund të ndërhyhej edhe brenda një nate të vetme! Është e vërtetë se Kushtetuta nuk është tabu. Është e vërtetë se si një trup i gjallë, asaj i duhet që herë pas here të përshtatet me mjedisin e ri politik, ekonomik, social dhe kulturor të vendit, por një gjë e tillë duhej bërë dhe duhet bërë, nëse është e nevojshme, përmes një procesi të gjerë dhe të besueshëm, transparent e publik, me ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj”, u shpreh dje kryeparlamentari Ilir Meta.

Presidenti

Ndërsa Presidenti Bujar Nishani në fjalën e tij në aktivitetin e djeshëm, e cilësoi Kushtetutën si gurin e themelit të një shteti, ku prej saj lindin edhe institucionet në themel të shtetit për garantimin e rendit kushtetues, të lirive dhe të drejtave të shtetasve. “Mbetem i mendimit se një Kushtetutë e butë nuk duhet të lihet të modifikohet sipas dëshirës së shumicës politike. Rishikimi duhet të jetë nënvizuar nga maturia. Rishikimi duhet parë si domosdoshmëri shoqërore, po pa prekur parimet dhe vlerat e saj”, tha Nishani. Gjithashtu, kreu i shtetit shprehu bindjen se Kushtetuta duhet të jetë elementi esencial i demokratizimit dhe shtetit të së drejtës. Sipas tij, rishikimi i Kushtetutës nuk duhet kuptuar si një prekje e rëndësisë së këtij akti themeltar, por shtoi se çdo Kushtetutë bazohet apo mbështetet në një kompromis themelor, pasi sipas tij, nëse një Kushtetutë do të ishte tërësisht e huaj nuk mund të pranohej.

 

Përplasjet për ndryshimet

Emërimi i anëtarëve të Gjykatave, sistemi zgjedhor, mënyra e zgjedhjes së Presidentit kanë qenë përplasjet mes partive politike. Kapitulli për zgjedhjen e kreut të shtetit u ndryshua për të shmangur krizën për mos pasjen e 84 votave pro. Pas dështimit të tre raundeve, u parashikua zgjedhja e presidentit me shumicë të tjeshtë nga Parlamenti. Ky ndryshim hapi debate të shumta, ku nuk munguan dhe sugjerimet që kreu i shtetit të zgjidhet nga populli. Ndërkohë që mazhoranca e re ka hedhur idenë e bashkimit të gjykatave në një të vetme, të Kushtetueses dhe asaj të Lartë. Në diskutimet e djeshme nuk u dhanë propozime konkrete, por e majta mund të konkretizojmë veprimet e saj për reforma duke preku ligjin themeltar të shtetit shqiptar.

 

Ambasadorët

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, i cili ndodhej në këtë konferencë kërkoi miratimin e legjislacionit të Gjykatës Kushtetuese. “Edhe progres-raporti i fundit i kushton një vëmendje të veçantë përmirësimit të Kushtetutës dhe rolit të saj në ndarjen e pushteteve”, tha ai. Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman, gjatë fjalës së tij në konferencë u shpreh se “Kushtetuta është në zemër të çdo shteti ligjor. Shqipëria e ka parë me kujdes Kushtetutën gjermane dhe më pëlqeu fakti se ata që shkruan disa prej neneve të Kushtetutës u frymëzuan nga ligjet gjermane, siç është Parlamenti dhe kapitulli për të drejtat e njeriut që kanë si shembull Kushtetutën gjermane”.

 

Historiku

Në nëntor 1998, Presidenti Meidani firmosi dekretin për hyrjen në fuqi të Kushtetutës, e cila u miratua me referendum popullor. Ligji  themeltar i shtetit shqiptar ka pësuar ndryshime si nevojë e orekseve të politikës shqiptare dhe jo si domosdoshmëri e kohës. Ndryshimi i parë u bë në vitin 2007, ku u bë ndryshimi i numrit të KQZ-së nga 7 në 9 anëtarë, si dhe u bë në 4 vjet mandati i drejtuesve të pushtetit vendor. Ndryshimi tjetër erdhi pas një viti, pas paktit të 21 prillit, PS dhe PD, duke hequr të drejtën e anëtarëve të KQZ-së të LSI-së. Ndërsa ndryshimi i fundit i përket vitit 2012, me bekimin e të gjitha forcave politike, duke ndërhyrë tek imunitetet e zyrtarëve.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.