Kapen 400 kilogramë hashash

Mbi 400 kilogramë hashash janë kapur nga Policia e Gjirokastrës në një operacion të koduar me emrin "Ulliri". Rreth ores 01:00 të mengjesit të së hënës policia dalloi nje automjet me targa te Vlores qe doli nga fshati Lazarat. Menjëherë eshte ngritur shërbime në aksin rrugor Gjirokastër–Subash dhe në momentin që automjeti ka zbritur në rrugën nacionale Kordhocë -Gjirokastër, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në ndjekje të tij.
Në aksin rrugor Gjirokastër- Subash, poshtë fshatit Mashkullorë nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve është bërë edhe bllokimi i automjetit dhe konkretisht: Automjetit Benz Furgon me targa VL 4811 C, që drejtohej nga shtetasi Luan Tahiraj, i datëlindjes 1979, lindur dhe banues në Vlorë.
Në brendësi të furgonit, i cili ishte i ngarkuar me thasë plastmasi të mbushur me qepë dhe ullinj, poshtë këtyre thasëve kishte pako të shumta me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit rezultoi se në furgon kishte 117 lidhje me nga 5 pako secila, në formë cilindrike të stërgjatura me peshë 2.9 kilogramë secila lidhje gjithsej 339.3 kilogramë.
Gjithashtu në brendësi të furgonit u gjetën edhe 35 pako me peshë 1.2 kilogramë secila si dhe 3 pako të mëdha me peshë të përgjithëshme 19 kilogramë, gjithësej pesha e pakove të vogla dhe të mëdha ishte 61 kilogramë. Pesha e përgjithëshme e mariuanës që u gjet në furgon, ishte 400 kilogramë mariuanë e presuar.
Top channel
Add new comment