Arkiv-Lajme të përditësuara

Tension në Kuvend, Ruçi: Nuk ka asnjë vendim. Berisha: Rama ja mbathi, të vijë urgjent të japë llogari

Postuar në 14 Nëntor, 2013 08:36

Seanca e sotme plenare është karakterizuar nga tone të larta tensioni pasi deputetët e opozitës kanë kërkuar praninë e kryeministrit Rama, i cili sipas kreut të parlamentit, ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit, për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve lidhur me armët kimike siriane.

Halimi: Të anulohet seanca, Rama duhet të jetë këtu për të treguar të vërtetën

Protesta para Kryeministrisë

Postuar në 14 Nëntor, 2013 08:35

Prej orëve të para të mëngjesit po zhvillohen protestat e qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërise civile. Protesta e nisur që në orën 9:00 të mëngjesit përpara Parlamentit po vijon përpara Kryeministrisë. 

Shkatërrimi i armëve, eksperti i SHBA: Pse u përzgjodh Shqipëria. Do jetë edhe burim të ardhurash

Postuar në 14 Nëntor, 2013 03:25

Shqipëria është përzgjedhur për shkatërrimin e armëve kimike pasi ka histori në asgjësimin e tyre, si dhe
është gjeografikisht afër Sirisë. Deklaratën e bëri dje Charles Duelfer, një
ekspert i armëve të shkatërrimit në masë, që
ka qenë zëvendëskreu i ekipit të OKB-së për
inspektimin e armëve nga viti 2003 deri më 2005-n. Gjatë një interviste për “Zërin e
Amerikës” ai thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë një marrëveshje për heqjen edhe të mbetjeve të mëparshme, pasi të jenë çaktivizuar komponentët e lëndëve kimike siriane.

Armët kimike, rinis protesta para Parlamentit

Postuar në 14 Nëntor, 2013 03:19

Aktivistë të shoqërisë civile janë rimbledhur mëngjesin e sotëm në sheshin para Parlamentit në protestën e radhës kundër sjelljes së armëve kimike të Sirisë, për demontim në Shqipëri.

Protesta ka nisur rreth orës 09:30 dhe është vënë re një pjesëmarrje më e lartë se ditët paraardhëse. Protestës i janë bashkuar edhe studentë dhe nxënës, të cilët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin.

Meta: Nuk mund t’i imponohet një vendi diçka e pamundur

Postuar në 14 Nëntor, 2013 03:18

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi se Shqipëria nuk do të marrë përsipër përgjegjësi më shumë se ç’mund të përballojë, lidhur me procesin e shkatërrimit të armëve kimike në territorin tonë. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, në televizionin “Neës24”, kryeparlamentari Meta nënvizoi se si vend i NATO-s, Shqipëria nuk do të kundërshtojë marrjen e përgjegjësive për t’i dhënë fund krizës në Siri.

EULEX akuza ndaj ambasadorit kosovar në Tiranë: Ka përdhunuar dy vajza gjatë luftës

Postuar në 14 Nëntor, 2013 03:16

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, është akuzuar nga Prokuroria për dhunimin seksual të dy vajzave shqiptare nga Mitrovica gjatë luftës.

Prokurori special, Mauricio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër Selimit, Ismet Haxhës, Nexhat Qubrelit dhe Shefki Hysenit për krime lufte kundër popullatës civile, bën me dije ‘Koha Ditore’.

KLSH: Të disiplinohen shpenzimet e BSH

Postuar në 14 Nëntor, 2013 03:15

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj i ka kërkuar Parlamentit që të ndërhyjë për të disiplinuar shpenzimet e larta të zyrtarëve në Bankën e Shqipërisë.

“Komisioni i ligjeve dhe Kuvendi duhet ta trajtojnë këtë çështje me përparësi. Të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore, jo vetëm në respekt të punonjësve të shtetit dhe të BSH, por mbi të gjitha në respekt të ndjeshmërisë së qytetarëve”, deklaroi Leskaj.

Letër drejtuar Obamës: Nuk menaxhojmë dot problemet tona, jo armët e Sirisë

Postuar në 13 Nëntor, 2013 17:00

Asgjësimi i armëve kimike në Shqipëri ka shqetësuar jo vetëm ambientalistët, por edhe qytetarët shqiptarë, të cilët janë ngritur edhe në protesta. Një qytetare e Shqipërisë i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, ku i tregon për problemet e vendit tonë dhe për pasojat shkatërrimit të armëve kimike në vend.

Zbardhen vendimet e qeverisë, ndryshon ligji për sigurimet shoqërore

Postuar në 13 Nëntor, 2013 16:47

Është zhvilluar sot mbledhja e Këshillit të Ministrave, në të cilën u miratuan vendimet dhe projektligji, si më poshtë:

PROJEKTLIGJ:

1. Për disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Eksperti amerikan: Jeni keqkuptuar, në Shqipëri do të sillen vetëm disa komponentë kimik, jo armët

Postuar në 13 Nëntor, 2013 16:46

Një ekspert i armëve të shkatërrimit në masë, thotë se është në dorë të Shqipërisë t’i thotë po ose jo shkatërrimit të lëndëve kimike siriane në territorin e saj, por ai nuk sheh rreziqe për vendin. Charles Duelfer (Çarlz Delfer) punon për një firmë konsulente në afërsi të Uashingtonit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara