Protesta para Kryeministrisë

Prej orëve të para të mëngjesit po zhvillohen protestat e qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërise civile. Protesta e nisur që në orën 9:00 të mëngjesit përpara Parlamentit po vijon përpara Kryeministrisë.
Pak minuta më parë në shesh ka qenë ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha. Zoti Berisha ka bere thirrje qe shqiptaret te ngrihen ne protesta ne te gjithe sheshet, por ka gjetur nje reagim te forte nga ana e turmes, e cila ka nisur te vërshëllejë dhe te therrase parrullat: Jo politike! Turma nuk ka pranuar qe protesta te politizohet, duke kerkuar largimin e zotit Berisha.
Ky reagim i forte i qyetareve ka sjelle qe vetem pak minuta pasi kishin mberritur ne proteste, zoti Berisha dhe zoti Basha te largohen, duke ua lene serish sheshin serish qytetareve.
Kryeparlamentari Ilir Meta përpara nisjes së seancës plenare të së enjtes ka dalë përpara qindra qytetarëve që ndodheshin jashtë ndërtesës së Kuvendit, të cilët protestonin kundër sjelljes dhe shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.
"Të jeni të sigurt se çdo vendim do të ketë në themel të ardhmen e Shqipërisë, të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, të ardhmen e popullit, prandaj kini besim se ky është Parlamenti juaj, kjo është Qeveria juaj", u shpreh Meta.Kryeparlamentari siguroi se ende nuk është marrë asnjë vendim dhe mbi çështjen e armëve kimike po spekulohet.
"Ju premtoj se bashkë me përfaqësuesit më të shquar të shoqërisë civile, ekspertët më të mirë të vendit, bashkë me të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen e vendit, ne do të jemi gjithmonë në krahun tuaj, të të ardhmes së vendit dhe asbolutisht që ju duhet të jeni të sigurt se ky Parlament dhe kjo Qeveri nuk mund të vihen asnjëherë kundër vullnetit tuaj", u shpreh Meta, përpara protestuesve.
Mijëra studentë, gjimnazistë dhe qytetarë qendruan per disa ore perpara Parlamentit për të kundërshtuar ardhjen e armëve kimike nga Siria, duke shenuar edhe protesten me te madhe deri tani qytetare per kete çeshtje.
Te rinjte te shkollave te mesme, te universiteteve dhe qytetare te thjeshte kane kerkuar njezeri qe Qeveria te kundershtoje ardhjen e armeve kimike.
Top Channel
Add new comment