Armët kimike, rinis protesta para Parlamentit

Postuar në 14 Nëntor, 2013 03:19

Aktivistë të shoqërisë civile janë rimbledhur mëngjesin e sotëm në sheshin para Parlamentit në protestën e radhës kundër sjelljes së armëve kimike të Sirisë, për demontim në Shqipëri.

Protesta ka nisur rreth orës 09:30 dhe është vënë re një pjesëmarrje më e lartë se ditët paraardhëse. Protestës i janë bashkuar edhe studentë dhe nxënës, të cilët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin.

Dje, protestuesit janë ndarë në dy sheshe. Altin Goxhaj dhe Aleanca Kundër Importit të Lëndëve Helmuese e ka nisur protestën më herët, rreth orës 13, pranë sheshit para Piramidës. Ndërkohë, një tjetër protestë ishte paralajmëruar në sheshin Skëndërbej nga grupime studentore, aktivistë dhe ambjentalistë në orën 14:00. Ndërkohë që inicuesit e protestave, Aleanca Kundër Importit të Plehrave, ajo që nisi e para sensibilizimin e opinionit dhe protestat, kishte anuluar tubimin dhe nuk ishte pjesë e asnjërës prej protestave.

Një përfaqësues i AKIP, Elton Kacidhja, i pyetur për këtë deklaroi se Aleanca Kundër Importit të Plehrave nuk i bashkohet protestës së AKILH pasi ajo është një lëvizje e organizuar dhe mbështetur nga Partia Demokratike dhe se nuk dëshiron që aksioni i tyre qytetar të politizohet dhe të shfrytëzohet nga asnjë forcë politike. Ndërkohë që AKIP nuk ishte pjesëmarrëse e protestës, ndarja mes dy grupimeve të tjera që protestonin të mërkurën është bërë më e dukshme pikërisht kur ata janë bashkuar pranë Kryeministrisë.

Ndarja e protestës që tashme ka nisur të marrë ngjyrime politike do të theksohet edhe në ditët në vijim. Organizatorët e AKILH kanë paralajmëruar një tjetër protestë para Parlamentit ditën e enjte. Ndërkohë që Aleanca Kundër Importit të Plehrave do të protestojë po të enjten, por në Elbasan, ndërsa po organizojnë një tubim me vetëm shoqerinë civile, qytetarët dhe studentët ditën e shtunë në Tiranë.

Ne video shikohet incident mes organizatorëve, kur Sazan Guri dhe Altin Goxhaj u përplasën fizikisht për qëndrimet e tyre të kundërta. Guri e akuzoi Goxhajn se e ka politizuar protestën, ndërsa ky i fundit ushtroi forcë, duke i hequr mikrofonin gjatë kohës që Guri po fliste.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.