Kreu i “Green Cross”: Armët kimike drejt Shqipërisë, vendimi shpallet të premten

Postuar në 13 Nëntor, 2013 03:46

Vendimi thuajse është marrë. Armët kimike janë drejt transportimit në Shqipëri dhe ky vendim pritet të zyrtarizohet të premten. Lajmi u bë publik në Al Jazeera nga Paul Walker, drejtor i “Green Cross International”, një organizatë që këshillon Kombet e Bashkuara për çështjet mjedisore. Teksa e përshkroi procesin si të parrezikshëm dhe të sigurtë, ai shpjegoi më tej arsyet se pse ky arsenal armësh kimike do të përfundojë në Shqipëri. “Lëndët kimike që do të transportohen janë lëndë që mund të përdoren për të krijuar armë, apo për t’u përdorur në industri. Vendimi pak a shumë është marrë, por do të shpallet të premten: të gjithë këta agjentë kimikë do të shkojnë në Shqipëri”,-thotë Ëalkner për emisionin Al Jazeera Stream. Ai shpjegon më tej se për të realizuar këtë proces do të duhet një industri e vogël. “Duket se shkatërrimi do të bëhet në Shqipëri, brenda 2-3 muajsh”,-tha Walkner. Por pse në Shqipëri? Të njëjtën pyetje që bën prezantuesja e emisionit, ia ka bërë vetes edhe eksperti në çështjet e armëve kimike. “Kështu pyeta edhe unë, ç’ne në Shqipëri? Por Shqipëria ka shkatërruar arsenalin e vet të armëve kimike. Bëhet fjalë për 16 ton me helm mustard, i shkatërruar në 6 muaj. Vendi u tregua i vullnetshëm për ta realizuar këtë proces”,-shton më tej ai. Paul Walkner, aktivist i çështjeve të armëve kimike së bashku me organizatën që drejton është këshillues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. E ndërsa çështja e armëve kimike ka ngritur në këmbë shoqërinë civile dhe qytetarët, kryeministri Rama tha dje se nuk jemi ende në momentin e marrjes së një vendimi dhe se nuk ka vend për alarm. Por ndryshe thonë agjencitë më prestigjoze të lajmeve në botë, të cilat e shohin Shqipërinë si destinacionin e mundshëm të arsenalit prej 1300 tonësh të armëve kimike dhe lëndëve helmuese, që zotëron sot regjimi i Bashar Al Assadit. Ky arsenal, i cili përbën rreth 650 kamionë me kimikate nga më të rrezikshmet do të transportohet me anije drejt portit të Durrësit, nëse qeveria shqiptare miraton kërkesën e bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, mbeten ende shumë pikëpyetje për kapacitetet që vendi ynë zotëron dhe sigurinë e këtij procesi, mjaftueshëm të rrezikshëm sa për të mos u marrë përsipër nga asnjë prej vendeve të tjera të NATO-s, të kontaktuara për këtë çështje.

Mapo

Comments

Submitted by Anarchy (not verified) on

sigurisht, me vjen nje pyetje ndermend.... Qeveria Berisha beri te mundshem anetaresimin ne NATO, pasi USA i shkembeu nderin e madh qe ja kishte per Gerdecin, ndersa tani , si do ta marre Qeveria Rama statusin e vendit kandidat? kjo ehste politika, premtime midis shtetesh...

por cuditem per popullin si mund te zoteroje ende reflekset e shtypjes komuniste... cthote shteti behet, ne skemi fuqi!
si prind, do doja te largohem nga ky vend bashke me femijet e mi- do thote cdo qytetar, por ku do shkoni ? ju nuk jeni politikan qe te zoteroni nje passaporte diplomatike , dhe te jeni pronare shtepiash ne europe dhe amerike...

mjerimin e meriton populli me ulerima memecesh!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.