Rama: Të vendosur për reformën në FA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria është e vendosur për të vazhduar për të vazhduar reformën tek Forcat e Armatosura.
"Ne do të krijojmë kushtet për reformimin e FA-së. Korrupsioni dhe dobësitë tek Forcat e Armatosura i përkasin të shkuarës", u shpreh Rama, duke vlerësuar ndër të tjera edhe arritjet e deritanishme.Kryeministri, në fjalën e mbajtur gjatë ceremoninë së zhvilluar paraditen e të hënës për prezantimin e shefit të përgjithshëm Jeronim Bazo, u shpreh se Ushtria do të vendosë kodin e nderit në flamurin e vet.
Rama, ndër të tjera theksoi se Forcat e Armatosura janë ura që lidhin vendin tonë me NATO-n, ndërsa vlerësoi se ushtarakët me përkushtim i shërbejnë paqes brenda dhe jashtë vendit.
Nga ana e tij, shefi i Shabit Bazo premtoi modernizim të Forcave të Armatosura në perputhje të standardeve të NATO-s.
Top channel
Add new comment