476 pasaporta në dy javë! Ata që u arratisën në 1997 me firmën e Berishës

Nje jave me pare DITA soli disa dokumenta zyrtare te fillimit te 1997-s ku gjendeshin emrat e personave qe ishin pajisur ne shkelje fladrante te ligjeve pa plotesuar asnje kriter- me pasaporta diplomatike, Mes tyre, edhe mbesa asokohe vetem 29 diteshe e Berishes. Sot ‘DITA’ sjell nje liste te re personash, te cilet kane marre pasaporta diplomatike dhe sherbimi nga mesi i korrikut ne fund te tij dhe me to kane ikur jashte vendit. Shume prej tyre u rikthyen vetem ne 2005. Plot 476 urdhera per vetem 2 jave. Këto pasaporta janë lëshuar nga data 7 korrik, deri në 23 korrik 1997. Shkresat e firmosura nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Kolec Topalli, si dhe nga Shefi i Protokollit të Presidencës, Maxhun Peka, fillojne te gjitha me frazen “Me porosi të Presidentit të pajisen me pasaportë…”
Thuajse të gjithë emrat që përmenden në këto lista kanë ikur nëpërmjet Rinasit dhe stacioni i parë ku qëndronin ishte kryeqyteti austriak, Viena. Për të gjithë ata që e mbajnë mend korrikun e atij viti, kujtojnë se ai ka qenë një muaj shumë i nxehtë. Këta njerëz pajiseshin me pasaporta brenda ditës, për të mos thënë për një orë a dy, merrnin në dorë pasaportën dhe ia mbathin drejt Rinasit. Dhe incidenti ndodhi me Vienën. Në aeroportin ndërkombëtar të Vienës, ndodhi ajo që pritej. Aty u dha alarmi për atë që po ndodhte…
… Nga shpejtësia në shumicën dërrmuese njerëzit që pajiseshin me pasaporta shërbimi nuk kishin kravata për fotografitë që viheshin në pasaportë. Ata bënin fotografi të çastit, ashtu të djersitur, me këmisha të zbërthyera dhe madje dhe me kanotiere. Kështu hipnim në avion dhe kështu zbrisnim në Vienë, për t’ia mbathur diku tjetër. Kjo shkaktoi një tronditje të vërtetë tek autoritetet e aeroportit të Vienës. Alarmi shkoi deri në qeverinë austriake, e cila ngriu menjëherë hyrjen pa vizë të shtetasve shqiptarë me pasaporta diplomatike dhe shërbimi sipas një marrëveshje të arritur pak vite më parë. Kjo ngrirje do të vazhdonte për 10 vjet me radhë nga pala austriake, pra deri në vitin 2007.
Disa nga 476 emrat ne dokumentet e botuara sot ne DITA:
Me pasaportë diplomatike:
Keltis Kruja, mik i Shkelzen Berishes, asokohe minoren bashkë me gjithë anëtarët e tjerë të familjes së tij
Me pasaporta shërbimi
Sali Lusha
Sokol Olldashi
Dashamir Shehi
Sadik Çela
Isemadin Haxhiaj
Ismet Haxhiaj
Besnik Mulosmani
Ali Mulosmani
Përparim Mulsomani
Fatos Hoxha
Rasim Lumneshi
Bedri Blloshmi
Desada Metaj
Zyhdi Dajti
Avni Neza
Marjan Gryka
Desada Metaj
Selim Hoxha
Sokol Bizhga, etj
Dita
Add new comment