Elbasan, eksploziv automjetit të kreut të FRESSH-it

Një sasi eksplozivi iu vendos automjetit të kreut të FRESH-it në Elbasan, Vangjel Ranxhës, duke sjellë edhe shpërthimin e mjetit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Syrja Dylgjeri” të qytetit të Elbasanit, ndërsa automjeti i Ranxhës ndodhej i parkuar poshtë banesës ku ai jeton.
Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka patur asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Automjeti të cilin drejtonte Ranxha ishte i pajisur me targë britanike.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj. Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar të saj. Mësohet se Ranxha, aktualisht punon si drejtor i Sigurimeve Shoqërore në Elbasan.
Shekulli
Add new comment