Kosovë, zbulohet dhe goditet një grup terrorist, arrestohen 6 persona

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:44

Agjentët e shtetit në bashkëpunim me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pas një pune të gjatë hetimore kanë arritur të zbulojnë një grup personash të dyshuar për terrorizëm. Operacioni i zhvilluar në rajonin e Gjilanit dhe të Prishtinës kishte përfunduar me gjashtë persona të arrestuar, dy prej të cilëve dyshohen edhe për sulm fizik ndaj dy qytetarëve të SHBA-së që ka ndodhur ditën e zgjedhjeve, me 3 nëntor në Prishtinë. Disa prej të arrestuarve dyshohet se i përkasin një organizate myslimane, shkruan Indeksonline. Tek të dyshuarit Policia dhe Agjencia Kosovare për Intelegjencë, ka gjetur një sasi e konsiderueshme të armëve, përfshirë edhe eksploziv, i cili ishte i përgatitur për sulm.

Ndërsa sipas Policisë së Kosovës, ky grup personash dyshohen për kontrabandim me armë dhe vepra të tjera penale. “Operacioni ishte zhvilluar para një jave me implementimin e masave të fshehta të hetimit dhe ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (katër nga këta të dyshuar janë nga Gjilani dhe dy nga Prishtina)”, thuhet nga zyra për Informim Publik në PK.

Nga Prokurori i Shtetit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë zhvilluar shtatë bastisje në Gjilan dhe Prishtinë, ku si prova materiale janë konfiskuar: një snajper, një karabinë, një pushkë gjysmë automatike, dy revole, një revole e modifikuar, rreth njëmijë e dyqind fishekë të AK-47, njëmijë e nëntëqind euro, dy vetura BMË dhe Mercedes si dhe prova tjera materiale.

Nga gjashtë të arrestuarit ekziston dyshimi i bazuar se dy prej tyre ndërlidhen edhe me rastin e sulmit fizik ndaj dy shtetaseve të SHBA-së të ndodhur me datën 3.11.2013 në Prishtinë.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.