Fyle: Presim rezultate konkrete

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:42

Në vizitën e tij të tretë në Tiranë brenda këtij viti, komisioneri Shtefan Fyle, pas një takimi për më shumë se 60 minuta me kryeministrin Edi Rama kërkoi nga qeveria por edhe opozita një proces gjithëpërfshirës dhe që të mos humbin kohë në përmbushjen e 5 prioriteve të vendosura nga Komisioni Europian.

“Natyrisht që, përveç rekomandimit pozitiv për dhënien e statusit të vendit kandidat, Komisioni Evropian ka theksuar edhe pesë prioritete kyçe, të cilat duhen përmbushur. Kjo, për sa i përket edhe vendosmërisë që duhet të tregojë Shqipëria për trajtimin e këtyre sfidave, por mbi të gjitha, përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pra, pikërisht përpjekjet e vazhdueshme që duhet të bëjë Shqipëria, për të vënë në zbatim këto përpjekje dhe për

KE ka theksuar edhe pesë prioritete kyçe, të cilat duhen përmbushur. Kjo, për sa i përket edhe vendosmërisë që duhet të tregojë Shqipëria për trajtimin e këtyre sfidave, por mbi të gjitha, përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit

Shtefan Fyle
Komisioner për Zgjerimin të treguar rezultate. Mes disa gjërave të tjera, unë kam theksuar nevojën për një dialog politik konstruktiv. Natyrisht, ky mes qeverisë, por dhe opozitës, pasi besoj që ky është tërësisht thelbësor për të rigjallëruar jetën politike të vendit.

Ne diskutuam edhe për synimin, për të cilin unë edhe kam ardhur në Shqipëri, që është edhe ky dialog i nivelit të lartë të cilin ne do të lançojmë të martën, për prioritetet kyçe, i cili do të ndihmojë Shqipërinë për të përqendruar fokusin e veprimeve të saj, pikërisht në këto fusha kaq të rëndësishme”, deklaroi Fyle.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama foli për nevojën e përshpejtimit të proceseve integruese, duke shprehur të gjithë gatishmërinë e qeverisë. Por, ai theksoi se ky proces padyshim nuk është ekskluzivitet i qeverisë apo i shumicës parlamentare, por një proces gjithëpërfshirës që shkon edhe përtej partive politike.

“Unë dëshiroj të nënvizoj se ne jemi 100% në një gjatësi vale lidhur me pesë prioritetet e përcaktuara nga Komisioni, në funksion të përpjekjeve për të shkuar drejt hapjes së negociatave. Jemi 100% të vendosur për të çuar më tutje një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar apo krimit të rrugës dhe korrupsionit, luftë e cila vetëm sa ka filluar.

Jemi 100% të predispozuar që të ndërtojmë një proces, ku zotimi ynë, që të mos i mohohet opozitës asgjë nga çka na u mohua ne kur ishim në opozitë dhe ne të sillemi me opozitën, ashtu siç do kishim dashur të sillej qeveria me ne, të jetë një realitet i prekshëm”, theksoi Rama.

Më herët komisioneri Fyle është takuar me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, i cili u shpreh se kishte besim në marrjen e një vendimi pozitiv në dhjetor, duke shtuar se institucionet dhe shoqëria shqiptare do të vazhdojnë përpjekjet për përballimin e sfidave të identifikuara nga progres raporti. Komisioneri Fyle i vijoj takimet për të njëjtat çështje me kryetarin e kuvendit Ilir Meta, ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Në orët e pasdites, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle u prit në Kryesinë e Kuvendit nga kreu i këtij institucioni, Ilir Meta.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi kontributin e Komisionit Europian në progres-raportin pozitiv për Shqipërinë dhe rekomandimin për marrjen e statusit të vendit kandidat. Meta tha se Kuvendi po harton një plan veprimi të përbashkët për t’u përballur me të gjitha pikat e raportit.

Ndërkohë, Komisioneri Fyle i bëri thirrje klasës politike që të përqendrohet në prioritetet kyçe për vendin nëpërmjet bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv.

Fyle-Rama, bashkëbisedim me studentët
“Vendet kandidate mund të bëjnë reforma transformuese”

Mesazhin për përmbushjen e prioriteteve të caktuara nga KE, komisioneri Shtefan Fyle e ka përcjellë edhe në një bashkëbisedim që ka zhvilluar gjatë mbrëmjes me studentët, bashkë me kryeministrin Edi Rama.

“Vendet kandidate mund të bëjnë reforma transformuese. Kjo do të thotë se kushtet për anëtarësim duhet të përmbushen”, ka thënë Fyle, duke nënvizuar se është e nevojshme ngritja në nivel e institucioneve.

“Shtetet anëtare të ardhshme duhet të kenë institucione që garantojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Gjithashtu, duhet një ekonomi e fortë për t’u bërë ballë sfidave të tregut”, ka nënvizuar Fyle.

Komisioneri ka shtuar më tej se, statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është i arritshëm, prandaj i ka sugjeruar klasës politike që të tregojë vullnetin e duhur.

Nga ana e tij, kryeministri Rama ka shprehur vizionin e tij për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, i cili sipas tij zanafillën e ka pikërisht në vendin tonë dhe jo gjetkë.

“Europa nuk është një udhëtim për të lënë të gjithë Shqipërinë dhe për të vajtur në Bruksel, por një udhëtim për ta gjetur Evropën tek forcat dhe energjitë tona”, ka thënë Rama, duke shtuar se qeveria e tij e ka vullnetin për ta realizuar këtë objektiv.

“Kemi vullnetin për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa. Që qytetarët tanë të ndjejnë të njëjtin respekt që ndjejnë ata evropianë në hapësirën ku jetojnë”, ka thënë shefi i qeverisë.

“Duhet që demokracia të funksionojë për qytetarët që nga momenti kur dalin nga shtëpia, deri në momentin kur kthehen”, ka shtuar Rama në fjalën e tij.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.