Basha del në protestë me simbole antikimike. Mjedisorët: Po na vjedh kauzën

Partia Demokratike doli sot në protestë kundër qeverisë duke u përpjekur të rrëmbejë betejën e shoqërisë civile kundër importimit të armëve kimike në Shqipëri, me një skenografi ku dukeshin pankarta me simbole kimike.
Partia Demokratike nuk është deklaruar kundër importimit të armëve kimike në Shqipëri dhe qëndrimi i saj zyrtar deri më sot ka qenë thjeshtë se “nuk është e informuar” mbi çështjen.
Ajo pati premtuar protestë sot në orën 14.00 me temë kundër blerjes së votave në Korçë, ndërsa një deputet i saj pati bërë thirrje në Facebook për të “bashkuar” protestën kundër blerjes së votave me atë kundër armëve kimike.
Disa aktivistë që po përgatiten për protestë kundër armëve kimike nesër, e denoncuan mitingun e sotëm të Partisë Demokratike në Facebook duke e konsideruar atë një spektakël fals.
“Partia Demokratike po na bën të mendojmë se plehrat hiqen me plehra,” komentoi njëri prej tyre.
Para kryeministrisë, Partia Demokratike mblodhi disa qindra njerëz.
Shqip
Add new comment