Kakavijë, përsëri defekt në rrjetin kompjuterik

Postuar në 12 Nëntor, 2013 04:28

Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës dhe ''Tre Urat'', që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit.

Ripërsëritet brenda 24 orëve defekti në rrjetin kompjuterik në doganën greke të Kakavijës, duke shkaktuar vështirësi qarkullimi në kufirin shqiptaro-grek.

''Autoritetet greke lajmëruan sërish për defektin në rrjetin kompjuterik'',-tha në linjë telefonike Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit.

Situata vazhdon ende të jetë problematike, pasi qindra persona presin që të udhëtojnë me automjete në të dyja anët e kufirit.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.