Pranga 4 punonjësve të “Kryqit të Kuq”, falsifikonin lejet e drejtimit të automjeteve

Katër punonjës të “Kryqit të Kuq” në Tiranë janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë falsifikuar dokumente zyrtare , në lidhje me kursin dyjavor për marrjen e lejeve të drejtimit të automjeteve.
“Në kuadër të operacionit “Dëshmi e rreme”, sot paradite seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, ka bërë të mundur arrestimin e 4 shtetasve, punonjës pranë “Kryqit të Kuq” në Kamëz, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në prangat e policës kanë rënë shtetasit: Alfred Hoxha, 33 vjeç, Petrit Xhaja, 47 vjeç, Maliq Myrto, 47 vjeç, dhe Xharije Hoxha, 48 vjeç, të katërt me banim në Tiranë dhe punonjës pranë “Kryqit të Kuq”.
Këto shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin dëshmitë e “Kryqit të Kuq” mbi përfundimin e kursit dy javor, për marrjen e lejeve të drejtimit. Nga hetimi i kryer deri me tani, është konkluduar se implikimi i këtyre shtetasve, në falsifikimin e dëshmive varion, nga 20 deri në 40 euro për një dëshmi, me qëllim përfitimin monetar.
Po sipas burimeve të strukturave të Krimit Ekonomik të policisë së kryeqytetit, vazhdon puna hetimore në drejtim të identifikimit të personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.
Shekulli
Add new comment