Armët kimike, “Los Angelos Times”: Ka pasur sinjale pozitive nga Shqipëria

UPDATE- Shqipëria është vendi i panjohur që i ka ngritur dorën Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa herë që SHBA-të kanë patur nevojë për të përmbyllur punë të tyre të pista diplomatike. Në një artikull të Los Angelos Times (LAT), trajtohet tema mjaft e nxehtë e demontimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë.
Shqipëria, edhe pse një vend i varfër, shkruan gazeta, strehuan një numë të konsiderueshëm ujgurësh etnik nga Guantanamo, kur Shtetet e Bashkuara nuk mundën t’i riatdhesojnë ata në Kinë.
Tani, Shtetet e Bashkuara janë kthyer sërish në Shqipëri, duke shpresuar se ky vend do të lejojë që të shkatërrohen armët kimike të Sirisë në tokën e saj. Kërkesa e administratës së Obamës për Shqipërinë, është konfirmuar edhe nga zyrtarët e qeverisë në Tiranë javën e kaluar, shkruan LAT.
“Ka pasur disa sinjale pozitive nga Shqipëria, por kjo është një çështje shumë e ndjeshme atje,” ka thënë një zyrtar europian në dijeni të bisedimeve mes dy vendeve, i cili nuk eshte i autorizuar të flasë publikisht për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Artikulli thekson se Shqipëria ka përvojë me armët kimike. Në vitin 2007, me ndihmën e gjerë teknike dhe financiare të SHBA-ve, Shqipëria u bë vendi i parë që shkatërroi arsenalin e saj të armëve kimike.
Ndër të tjera, LAT nënvizon edhe deklarimin e pak ditëve më parë të ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu se ” të gjithë partnerët përgjegjëse të NATO-s duhet të gjejnë një mënyrë për të kontribuar ” për të shpëtuar Sirinë prej armëve kimike.
Panorama
Add new comment