Protestuesit dëbojnë Berishën dhe Bashën: Larg plehërave politike

Ish-kryeministri Berisha dhe kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha tentuan të bëhen pjesë e protestës, por u dëbuan nga turma, me thirrjet: “Luli ik, Luli ik...Largojuni plehërave me dy këmbë; Mos u tregoni servilë; Jemi vetëm; IK IK IK…”
“Nuk ka nevojë që të tregoni kaq respekt, nuk ka nevojë të tregoheni servilë për njerëz që nuk ju kanë respektuar. Distancohuni nga politika, JO POLITIKËS. Tregoni dinjitetin tuaj, mos i bëni temena politikanëve sepse ata ju kanë sjellë sot këtu me veprimet e tyre. Po të ishte për ata politikanë atje, ne nuk duhet të ishim këtu sot, ikni politikanë”, -kanë thënë njëzëri protestuesit.
Më pas protestuesit janë irrituar dhe kanë lëshuar pasthirrma: YYYYY…JO ARMË KIMIKE, LULI IK, LULI IK…LARG PLEHËRAVE POLITIKE…”
Ndërkohë që Berisha dhe Basha largoheshin nga turma, organizatorët e protestuesve u kanë kërkuar qytetarëve që të ulen, dhe kanë thënë se këta politikanë, duke iu referuar Berishës dhe Bashës, janë pazarxhi dhe tradhtarë.
SHEKULLI
Add new comment