Në 17:00 qëndrimi për armët

Postuar në 15 Nëntor, 2013 03:20

Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi se do të ndajë publikisht qëndrimin e tij sa i përket armëve kimike siriane, pasditen e sotme në orën 17:00. 

Këtë njoftimin Rama e shpërndau nëpërmjet profilit të tij zyrtar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, në një kohë kur para kryeministrisë dhe në sheshet e vendit janë paralajmëruar protesta kundër armëve kimike. 

Dhjetra persona kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë, duke iu bashkuar grupit të vogël që e gdhiu para godinës në shenjë proteste ndaj armëve kimike. 

Pas kthimit nga vizita në Mal të Zi, mbrëmjen e 

Armët kimikeProtesta para KryeministrisëRama, telefonatë e tretë me Kerry-nSi u shkatërruan LHL-të në 2007-n?

së enjtes mësohet se Rama ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, ndërkohë që po ditën e premte pritet edhe mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të Organizatës së Parandalimit të Armëve Kimike, OPAK që do të vendosë vendet dhe mënyrat e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë. 

Mbrëmjen e së enjtes, në Top Story, ambasadori amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar shumë energji për sigurimin e teknologjisë dhe ekspertëve më të mirë botërorë për kryerjen e këtij procesi dhe një “jo” e mundshme do të zhgënjente Uashingtonin. 

Po në Top Story, në një lidhje direkte me Uashingtonin, Paul Ëalker nga “Green Cross International” deklaroi publikisht se Shqipëria nuk i ka kapacitetet për shkatërrimin e armëve siriane. 

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.