Veliaj: Sali Berisha përdori armë kimike kundër popullit të vet

Postuar në 14 Nëntor, 2013 08:38

Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me armët kimike. Kryeministri ka thënë vetëm të vërtetën lidhur me këtë çështje. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ripërsëriti qëndrimin e qeverisë lidhur me ato që maxhoranca i quan spekulime për armët kimike. Pas një vizite në Kryegjyshatën Bektashiane me rastin e Festës së Hashures, ministri Erion Veliaj tha për mediat se çështja po përdoret për qëllime politike, ndërkohë që nuk është vendosur ende asgjë.

“Jam krenar që organizata që unë themelova 10 vite më parë (MJAFT) është pjesë e kësaj proteste. Kryeministri ka thënë të vërtetën, nuk ka një vendim. Kur të ketë do të tjetë i tillë që të respektojë shqiptarët. Nuk kemi nevojë për referendum. Marrëdhënia jonë me partnerët është një gjë dhe vendimi për  interes të popullit shqiptar një gjë tjetër.  Të ushqesh histeri dhe të kërkojë referendume një njeri që nuk ka lejuar kurrë të tilla në Shqipëri është një histeri. E kam filluar jetën time politike si protestues dhe nuk besoj te ata që nuk lejuan kurrë referendum. Ai që mundohet të ushqejë ndasi kur na duhet unitet, lodhet kot”, tha Veliaj.

“Berisha i përdori vetë armët kimike kundër popullit të vet në Vlorë. Dha urdhër, pavarësisht se nuk u ekzekutua. Është i njëjti njeri që këta protestues i vriste. Ky konsull i Asadit që nuk lejoi asnjëherë referendum po përdor popullin duke e nxitur drejt një gjëje të tillë. Një njeri që nuk i janë tharë ende jargët e servilizmit nuk mund të flasë për këtë çështje. Rama kishte planifikuar një vizitë në Serbi dhe axhendën nuk mund ta përcaktojë histeria. Ne nuk kemi asnjë njollë në CV të njerëzve që kanë përdorur armë kimike. Ne kemi detyrimin të dëgjojmë partnerët ndërkombëtarë, pastaj të vendosim”, tha Veliaj.

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.