Shpërthejnë spekulimet, media kosovare: Armët kimike do vijnë këtu

Ngërçi ndërkombëtar i krijuar për shkak të armëve kimike mund të zgjidhet nga shteti më i ri në Europë?
“Në rast të refuzimit të Shqipërisë, Kosova është opsioni i dytë, - sipas gazetës “Express”, e cila shkruan në versionin e saj online se sipas disa burimeve, ka pasur bisedime me vendet e NATO-s lidhur me shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në malin e Goleshit apo në furrat e Trepçes.
Gazeta shkruan se qeveria e Kosovës nuk e ka përjashtuar një opsion të tillë, por ka kërkuar si kompensim investime në fushën e mbrojtjes së ambientit. Arsyeja e një bashkëpunimi të tillë është sipas mediave raporti i mirë që qeveria e Kosovës ka me SHBA.
DITA
Add new comment