69-vjetori i çlirimit të Tiranës, Basha: Nderim e reflektim, të mos tradhtojmë idealet e lirisë

Postuar në 17 Nëntor, 2013 06:35

TIRANE- Kreu i bashkise, njeheresh lideri i opozites shqiptare, Lulzim Basha ka nderuar sot me homazhe ne Varrezat e Deshmoreve 69-vjetorin e clirimit te Tiranes. 

Dite nderimi, respekti, por edhe reflektimi e quajti ate kete dite, pasi vendosi kurore me lule dhe u perkul ne shenje nderimi para monumentit “Nene Shqiperi”.

Ne nje prononcim per mediat, Basha theksoi se bashke me nderimin me respekt per vepren e tyre te pavdekshme, brezi i ri e brez pas brezi duhet te kujtojne e te mos tradhtojne me idealet e lirise per te cilet deshmoret dhane jeten. 
 

“17 nëntori përkujton ditën e clirimit të kryeqytetit, një ditë që nis me nderimin për ata që sakrifikuan për një kauzë aq të lartë e të pavdekshme sa është liria. Sot përkulemi si cdo vit me respektin dhe mirënjohjen e madhe ndaj atyre që mbeten të rinj përgjithmonë dhe që prehen në altarin e dëshmorëve të atdheut, këtu apo ne rrethe duke nderuar kontributin e tyre, duke kujtuar jo thjesht fitoren e një beteje mes se mires e se keqes, por atë që e bën një komb të lirë e dinjitoz, respektimin për ata që janë gati të sakrifikojnë atëherë kur kauza e lirisë i thërret.  Eshte përgjegjësi e madhe për ne, brezin e ri, për cdo qytetar të njohë, respektojë e përkulet me nderim të thellë para kësaj sakrifice, të mos i tradhtojmë më parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë, për të cilën u flijuan dëshmorët e betejës për clirimin e Tiranë dhe lufte. Ditë refleksioni për përgjegjësitë tona dhe brezave të ardhshëm për të ngritur lart vlerën e lirisë dhe për të mos i lënë të lihen të tradhtuar këto ideale”- tha Basha.  

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.