INUK vazhdon aksionin në Vlorë

Mbi 200 ndërtime do të shkatërrohen në bregdetin e Vlorës deri në Llogara nga ana e INUK. Inspektoriati, i mbështetur edhe nga forcat e FNSH-së, ka vijuar edhe të shtunën shkatërrimin e ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit të Vlorës, nga Skela deri në Ujin e Ftohtë.
INUK nga nisja e këtij aksioni deri më tani ka shkatërruar 47 objekte lokale, por edhe banesa ndërtuar pa leje, si dhe ka hequr 17 tenda vendosur jashtë lokaleve pa leje.
Aksioni për pastrimin e bregdetit nga ndërtimet pa leje dhe shkatërrimi urban do të vijojë deri në Llogara, ku rezultojnë shumë ndërtime pa asnjë leje dhe në kundërshtim me ligjin.
Të paktën deri më tani janë regjistruar 200 objekte, ndërkohë që do shqyrtohet dokumentacioni dhe leja edhe për ndërtime të tjera për të cilat do ketë edhe dëmshpërblim sipas rregullave.
Top Channel
Add new comment