Rama sot vizitë zyrtare në Londër, takohet me kryeministrin Cameron

Postuar në 20 Nëntor, 2013 05:12

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në Londër me një takim me homologun britanik Cameron. Ky eshte takimi i pare ems tyre. Zyra e Shtypit pranë kryeministrit në një njoftim të shkurtër bën të ditur se “Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në 10 Doëning Street,  ku u takua me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron. Gjatë takimit me homologun britanik, Kryeministri Rama u përqendrua tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe theksoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dy kryeministrat biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, që u cilësuan të shkëlqyera, si edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar”.Kryeministri Rama, i shoqëruar me disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritarë, është nisur dje në mesditë drejt Londrës.

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.