Shkodër, ekzekutohet në mes të ditës 49-vjeçari

Postuar në 20 Nëntor, 2013 05:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri. Policia bën të ditur se viktima është një 49-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së “Dervishbegut” në Shkodër, ku 49-vjeçari Palok Lazri është qëlluar me pistoletë nga afër, teksa ishte duke ecur në trotuar.

Viktima është me origjinë nga fshati Melgush i komunës Bushat, por prej vitesh jetonte në qytetin e Shkodrës. Mësohet se fillimisht 49-vjeçari ka mbetur i plagosur, por ka gjetur vdekjen pasi është transportuar në spital, nga plagët e marra.  Mjekët kanë bërë të ditur se 49-vjeçari ka marrë 3 plumba në pjesën e sipërme të trupit, të cilët kishin prekur organet jetësore. 

Autori që ka qëlluar me armë është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa forcatë shumta policie kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij. 

/Shekulli Online/ E.L./ 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.