ODIHR kërkon përsëri Reformë Zgjedhore

Postuar në 19 Nëntor, 2013 16:00

Zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të jenë një ngërç demokratik dhe pse vendi ynë në çdo zgjedhje bën reform ligjore. Ka ndryshuar madje dhe Kushtetuta për sistemin zgjedhor dhe shumë dispozita ligjore por duket se kjo reform do të jetë e përhershme. Delegacioni i ODIHR-it në Tiranë ka kërkuar që të vazhdohet me reformën zgjedhore në vend dhe kjo është pranuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Në një konferencë për shtyp në përfundim të takimit, kryediplomati Bushati theksoi angazhimin e qeverisë për të vijuar punën me reformën zgjedhore dhe institucionale, në mënyrë që t’i paraprihet në kohë zgjedhjeve vendore dhe parlamentare. “Jemi gati për të vijuar reformat në bazë të rekomandimeve për t`i paraprirë në kohë zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ishte kënaqësi që mora angazhimin e përfaqësuesve të ODIHR-it, për të mbështetur këtë proces”, – deklaroi Bushati.

Nga ana e saj, kryetarja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 23 qershorit, Mçormack bëri të ditur se rikthimi i misionit në Tiranë synon të rishikojë, bashkë me partitë politike dhe grupet e interesuara, të gjitha rekomandimet e ODIHR-it për zgjedhjet e 23 qershorit.

“Është kënaqësi të rikthehem në Shqipëri pasi kam qënë këtu gjatë muajve maj- qershor për përgatitjen e zgjedhjeve. Ashtu sikurse kemi bërë edhe në të kaluarën ne kemi ardhur për të parë edhe njëherë rekomandimet e bëra në raport me përfaqësues të partive dhe grupe të interesuara të komunitetit dhe shoqërisë civile, që zgjedhjet e ardhshme të jenë edhe më të mira. Ne po punojmë që të identifikojmë prioritetet e nevojshme që zgjedhjet e ardhshme të jenë edhe më të mira. Ne do të vazhdojnë takimet me aktorët kryesorë të interesuar për zgjedhjet”, – u shpreh Mçormack

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.