Gara për krerët e DAR, MAS: Ja kandidatët që kalojnë në fazën finale

TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Sportit ne vijim te gares per kreret e DAR publikon emrat e kandidatëve për çdo qark, të cilët kanë arritur të marrin rezultatet më të larta dhe të kalojnë në fazën e fundit të konkurrimit, atë të finaleve publike. “Pas vlerësimit që komiteti ad hoc i bëri kandidaturave, bazuar në rezultatin më të mirë për pozicionin e Drejtor/e në Drejtoritë Arsimore Rajonale, komiteti i propozoi Ministres së Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla, që ne fazën finale, të kalojnë kandidaturat e kesaj liste”- thuhet ne njoftim.
Lista me emrat e kandidateve sipas qarqeve
MAS ben me dije se për arsye të së drejtës së ruajtjes së konfidencialitetit në funksion të mbrojtjes së të dhënave personale, pikët e kandidatëve do t’iu bëhen me dije vetëm këtyre të fundit me kërkesë të tyre.
“Sqarojmë se në rastin kur kandidatët kanë patur pikë të barabarta, ata janë përfshirë të gjithë në listën e të kualifikuarve, duke tejkaluar kështu numrin e 5 (pesë) kandidaturave në nivel qarku. Ndërkohë në ditët në vazhdim do të komunikohet dhe grafiku me vendin, datën dhe orën ku do të kryhen finalet publike në të dymbëdhjetë qarqet e republikës”- thote MAS.
Panorama
Add new comment