I jepet lamtumira Sokol Olldashit

Postuar në 21 Nëntor, 2013 08:34

Mes lotësh dhe dhimbjes, deputeti i ndjerë Sokol Olldashi, politikani i njohur, ish-ministër në qeverinë Berisha, u përcoll për në banesën e fundit.

Mes reshjesh të rënduara të shiut, me qindra qytetarë, miq, të afërm, politikanë e zyrtare qëndruan për minuta të tëra jashtë sallës së Kuvendit në nderim të 40-vjeçarit, i cili u nda nga jeta tragjikisht për shkak të një aksidenti rrugor mbrëmjen e të mërkurës në Qafë-Krrabë.

Fjalën e fundit të kësaj ceremonie mortore prane ambienteve te Kuvendit e mbajti kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

"Sokoli ashtu siç e ka emrin, ishte dhe është një luftëtar, një sokol i paepur i shumë betejave, por mbi të gjitha i betejave njerëzore, për një Shqipëri më të mirë dhe për një Shqipëri ndryshe. Sokoli shkëlqeu si gazetar dhe opozitar i paepur, ku për vite të tëra ai çmonte dhe denonconte intrigat politike që thureshin kundër nesh. Na jepte kurajo kur ishim pakicë. Ishte bashkënismëtar i lëvizjes së dhjetorit. Sokoli përjetoi një fëmijëri të trazuar për shkak të persekutimit absurd që i bëri sistemi komunist. Sokoli luftoi për të drejtat demokratike të Shqipërisë, që askush mos të vuante si ai dhe familja e tij. Betimi i tij, është edhe betimi ynë për aq sa do të kemi frymë dhe jetë. Sokoli nuk u nda kurrë nga rrugëtimi me PD-në në ditë të mira dhe të vështira, me forcën dhe këmbënguljen e një burri me vullnet të madh", u shpreh Basha.

Trupi i pajete i deputetit Olldashi do te prehet ne Varrezat e Sharres.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.