Armët kimike, Kerry: Vijojmë sipas programit, kemi dy opsione për shqyrtim

Pas refuzimit te Shqiperise, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë duke shqyrtuar dy opsione për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Deklarata eshte bere nga sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, por pa specifikuar asnje prej ketyre dy opsioneve.
Ai ka hedhur poshte zerat se mospercaktimi ende i nje vendi per shkaterrimin e lendeve do te vpoje procesin, duke pranuar se gjithcka do te finalizohet ne kohe.
“Një shtet mund të mos pranojë hyrjen e armëve kimike në territorin e tij, por kjo nuk do të thotë se s’kemi alternativa të tjera. Në fakt, në mënyre aktive po ndjekim dy alternativa të tjera që na garantojnë aftësinë e plotë për të shkatërruar dhe për të përmbushur afatet”,- tha ai.
Panorama
Add new comment