Bllokohen 2,5 ton drogë në 24 orë

Postuar në 19 Nëntor, 2013 03:17

Brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri është sekuestruar 2.5 tonë kanabis sativa në disa operacione të ndryshme, ndërsa sasia më e madhe është bllokuar në qytetin e Vlorës.

Policia kufitare njoftoi në mbrëmje se sekuestroi rreth 700 kg kanabis në gjrin e Karaburunit, në vendin e njohur Gjiri i Arushës. Droga ka qenë e ngarkuar në një gomone rreth 7 metra të gjatë. Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative u kontrollua mjeti lundrues dhe në të u gjet droga e paketuar dhe gati për t’u trafikuar drejt Italisë.

Policia thote se pas bllokimit të gomones dhe sasisë së drogës po kontrollon gjithë hapësirën e gadishullit në kërkim të trafikantëve. Sipas të dhënave, mjeti kishte mbërritur nga Greqia.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, në Gjirokastër u sekuestruan mbi 400 kg hashash. Policia dalloi një automjet me targa të Vlorës që doli nga fshati Lazarat, ndërsa blutë bllokuan aksin rrugor Gjirokastër-Subash, poshtë fshatit Mashkullorë.

Policia arrestoi drejtuesin e furgonit, shtetasin Luan Tahiraj, pasi në brendësi të mjetit të ngarkuar me thasë plasmasi të mbushur me qepë dhe ullinj, u gjetën pakot me lëndë narkotike.

Në një tjetër operacion policia kapi gjithashtu edhe 200 kilogramë hashash në një automjet me targa të Sarandës. Ndërkohë, një ditë më parë policia e Vlorës bllokoi 840 kg hashash në pritje për t’u trafikuar në Itali, ndërsa ajo e Tiranës arrestoi 6 persona dhe sekuestroi 300 kilogramë të së njëjtës lëndë në fshatin Shën Gjergj.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.