E hëna nis me një aksident tragjik, katër të vdekur, dy të plagosur

Postuar në 18 Nëntor, 2013 08:32

E hëna e kësaj jave ka nisur me një aksident tragjik, nga i cili kanë mbetur kater të vdekur dhe dy të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në mesditë në rrugën Elbasan-Peqin. Sipas burimeve jo zyrtare bëhet me dije se janë përplasur tre makina si pasojë e të cilave kanë ngelur të vdekur e të plagosur 6 persona. Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimave të aksidentit tragjik. Ata janë: Xhevit Beu, Besim Tupi, Gentian Lila dhe 31-vjeçari Besmir Beu.
Mësohet se personat që kanë humbur jetën janë të tre drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga njëri prej automjete.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.