Korça/ Kolegji rrëzon padinë e PD-së, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Postuar në 18 Nëntor, 2013 14:40

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot padinë e Partia Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve në Korçë në zgjedhjet e nëntorit për kryebashkiakun e ri. Prova e paraqitur nga opozita ishte kaseta filmike e emisionit “Fiks Fare” ku tregohej blerja e votave me 20 mijë lekë të vjetra, por për Kolegjin nuk ka qenë një provë e cila mund të çonte në përsëritjen e zgjedhjeve.

PD nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim. Përfaqësuesi Ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso menjëherë pas vendimit u shpreh se Kolegji zgjodhi të mbyllë sytë para blerjes së votes. Sipas tij zgjedhjet në Korçë s’ishin të lira dhe të ndershme. PD kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve për Bashkinë Korçë. Pas vëndimit të Kolegjit Zgjedhor kandidati i Partisë Socialiste Sotiraq Filo do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Korçës.

Gjatë shqyrtimit të provave përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso deklaroi se personat e rregjistruar në video kanë votuar për Partinë Socialiste. Ai kërkon që të zbardhet se sa persona janë dhe kush janë këta persona. Sipas Kasos ky është dhe thelbi i padisë të bërë nga PD-ja. “Prokuroria të gjejë kush e shiti votën për 20 mijë lekë. Humbi e drejta e lirisë së votes. Nuk ishte proces i lirë dhe i ndershëm.”- ka deklaruar përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso. Ai kërkoi ripërsëritjen e zgjehjeve në Korçë. Përfaqësuesja ligjore Dëshira Pasku u shpreh se kjo çështje duhet ti lihet Gjykatës që ta shqyrtojë. Sipas përfaqësuesit ligjor të PS-së Salianji kjo është tentativë e PD për të zbehur humbjen që pësoi.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Eridian Salianji deklaron se video ka efekt publik por jo ligjor. Pak ditë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi të marrë në administrim provat e paraqitura nga Partia Demokratike, si dhe pamjet filmike të emisionit investigativ “Fiks Fare. Tashmë pritet zbardhja e vendimit dhe argumentet sepse këto prova u hodhën poshtë.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.