Inaugurohet instituti “Konfuci” në Tiranë. Rama: Mes dijes e njohjes, nxitje zhvillimit

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka vlerësuar si një ngjarje të rëndësishme inaugurimin e institutit Konfuci në Tiranë, duke besuar se ai do të shërbejë si qendër për nxitjen e dijes, njohjes e mes tyre edhe zhvillimit.
“Konfuci besoj se do nxisë dijen, njohjen dhe mes tyre zhvillimin duke rikrijuar hapësirën e bashkëpunimit edhe pse fizikisht është prani në dukje simbolike, por cilësisht është shumë më tepër se kaq. Prani që do t’i hapë rrugë shumëllojshmërisë së eksperiencave dhe bashkëpunimit mes vendeve”- tha Rama, duke shtuar se mund të shërbeje edhe si qendër për njohjen e kësaj dijeje në rajon. Sipas tij, ky institut eshte aty per t’i folur te nesermes.
Panorama
Add new comment