Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari, ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasje

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një të shumëkërkuar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me dashje. Aleks (Aljosha) Gjonaj, 47 vjeç, banues ne fshatin Levan, Fier është arrestuar pasditen e sotme rreth orës 17:00 nga strukturat Kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë Vlorë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë Fier. Gjonaj ishte shpallur në kërkim për “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 192 date 22.10.2003 e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burg pasi në nëntor të vitit 2002, në bashkëpunim me një person tjetër (i arrestuar nga policia menjëherë pas kryerjes së krimit) në lagjen “Isa Boletini” Vlorë për motive të dobëta, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shkëlqim Halili.
Shqip
Add new comment