Zgjedhjet e Korçës, Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e provave të PD

Postuar në 18 Nëntor, 2013 08:33

Kolegji Zgjedhor ka nisur sot shqyrtimin e provave lidhur me ankimimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e Korçës.

Të premten, Kolegji Zgjedhor ka pranuar të marrë në administrim provat e dorëzuara pak ditë më parë nga Partia Demokratike, e cila pretendon se zgjedhjet në Korçë janë të parregullta, pasi sipas saj votat janë blerë.

Pasi janë marrë në shqyrtim provat e paraqitura nga PD (mes të cilave edhe videoja e Fiks Fare), Kolegji ka vendosur shtyrjen e seancës për në datën 18 nëntor, ora 15:00.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi maxhorancën se po saboton KQZ-në lidhur me vendimin e pretenduar për zgjedhjet e Korçës. Një ditë pasi KQZ mbajti mbledhjen për këtë çështje, por pa vendimmmarrje për shkak të mungesës së kuorumit, deputeti Oerd Bylykbashi tha se demokratët do t’u shkojnë deri në fund zgjedhjeve të Korçës.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.