Pesë minatorë tentojnë vetëdjegien

Pesë minatorë të Bulqizës kanë tentuar të vetëdigjen, në shenjë proteste për bllokimin e punës në galeritë e bllokuara nga autoritetet shtetërore.
Fatmirësisht ata janë ndaluar në kohë, ndërkohë që kreu i sindikatave të minatorëve të Bulqizës, Agron Basha deklaroi se shkak për ndërmarrjen e akteve të tilla ekstreme të minatorëve është gjendja e vështirë ekonomike.“Për ne nuk është e rëndësishme kush është fajtor, por me rëndësi është që të punojmë. Minatorët i zbuluam në kohë, dhe nuk i lejuam të kryenin aktin fatal. U kam nisur te gjitha institucioneve shkresat e duhura për ecurinë dhe aktin e bllokimit të punës pa kriter. Minatorët kanë kushte të vështira ekonomike, kanë marrë kredi, overdrafte dhe duke mos punuar kanë vendosur të marrin aktin e vetëflijimit”,- deklaroi Basha.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, duke deklaruar se ka urdhëruar pezullimin e pjesshëm të aktivitetit minerar për zonën D, kjo pas konstatimeve nga Reparti i Inspektim, Shpëtim Minierave dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në subjektin “Tur-Alb Krom” shpk i cili operon si nënkontraktor i koncesionit “Albanian Chrome”.
“Është detyrë ligjore e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë që të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve kontraktuale mes shtetit dhe subjekteve private, në të gjitha aspektet, përfshirë dhe veçanërisht sa i takon zbatimit të kushteve të sigurisë teknike.
Top channel
Add new comment