skerdilajd zaimi
Vuhani i Shqipërisë
Një takim i kryeministrit në detyrë, Edi Rama, me kandidatë të Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, ofron një shembull të mirë për të kuptuar distancën përherë e më të madhe mes pushtetit dhe një pjese të qytetarëve. Në raportimin e bërë me këtë rast, Agjencia Telegrafike Shqiptare veçon p.sh këto komente të z. Rama:
Si duhet parë studenti i sotshëm serb që proteston
Aleksandër Vucic ka nisur të tregojë fytyrën e vërtetë të pushtetit në Serbi. Të hënën në mbrëmje mediat raportuan se policia sulmoi studentë që bllokuan këshillin bashkiak të Novi Sadit. Të njëjtat media raportuan se gjatë incidentit studentët këndonin ndër të tjera edhe:
Shkoni në Kosovë!
Mesia i Fundit - Jeta si abort kozmik
Të ndërtosh duke shkatërruar
Kush mund të flasë më me ndonjë farë kompetence se çfarë përfaqëson arkitektura e Tiranës sot! Cilit plan, arkitektonik dhe zhvillimor i referohet dhe zbaton? Çfarë aspekti funksional adreson, çfarë modeli zhvillimi, e kështu me radhë.
Si mund të të gënjejnë 70 vjet rresht në Rrangallostan?
Në një kronikë për “radhët e gjata për pensionet” mund të shihet për të kushedisa të miliontën herë ankesa e pensionistëve në Shqipëri se mezi shtyjnë muajin. Se janë në prag të vdekjes nga uria apo mungesat dhe se qeveria nuk mendon.
Ankesa e pensionistëve është një konstante e tranzicionit tonë, apo edhe shoqërisë. Një herë motit thoshin se “këta të rinjtë nuk duan të dinë”. Prej 34 vjetësh “qeveria nuk do të dijë” dhe “mirë që kemi fëmijët”.
Atëherë...
Nicos Economopoulos është një fotograf i rëndësishëm për shqiptarët e Shqipërisë. Ose do të duhet të ishte së paku. Rëndësia e punës së tij në lidhje me ne, nuk qëndron te ndonjë foto ikonike si të tillë – edhe pse Njeriu që rend në shi, po titullojmë kështu mund të afrohet diçka – por te fakti se ai ka kapur një moment kyç në historinë tonë. Dhe ka realizuar përmes imazheve, njerëzve, fytyrave, gjesteve, gjuhës së shprehive një radiografi të psikologjisë sonë. Që nuk gjen ndoshta të dytë.
Shqipëria nuk ka më kryeministër dhe PS-ja nuk ka më Kryetar
Edi Rama ka 48 orë që çaprashit llogje dhe ulërima nga më të çuditshmet. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, mandej statuset në rrjete sociale. Mandej një bisedë “sy më sy” për të vijuar sërish me statuse. Nga njëra anë akuzon SPAK për standard të ulët në trajtimin e dosjes Veliaj, nga ana tjetër shton se “beteja e Veliajt nuk është betejë e PS”.
Krishti, Juda dhe Maria Magdalena në Partinë e Parave
Të gjithë thuajse e panë sot mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Të kujtohet pak Darka e Fundit, motivi biblik i ikonografisë së Perëndimit me Krishtin që ndan momentet e fundit me dishepujt që ende nuk ishin bërë apostuj.
Askush nuk flet për drejtësi!
Si u reagua ndaj vendimit të SPAK për arrestimin e shtetasit Erio Veliaj? Ka rëndësi ky vëzhgim, për aq sa mund të bëhet, sepse zbërthen deri diku ambiguitetet e mëdha dhe të vogla të skenës publike. Sigurisht që do të duhej të pritej një ndjenjë triumfi tek opozita që siç u shpreh Belind Këlliçi ka organizuar 44 protesta para Bashkisë së Tiranës.
Stili dhe Mediumi te Filmi