Turizmi elitar në formën shqiptare është heqje e aksesit për qytetarët e Shqipërisë

Ka dalë sot në konferenë për shtyp kryeministri Edi Rama, i cili ka “sqaruar” projektin e Zvërnecit dhe Pishë Poros. Janë 4 miliardë euro investim në tokën e privatit. Zoti Rama foli mandej se vizioni I tij është që Shqipëria të ketë turizëm elitar sepse ndryshe nuk konkuron dot me vendet fqinj.
Zoti Rama po gënjen. Po gënjen dhe hapur.
Së pari, Shqipëria ka njohur rritje të turizmit për arsye të shumta dhe që janë në ndryshim si të tilla.
Së dyti, Shqipëria ka ardhur deri këtu jo si destinacion i turizmit elitar, por si destinacion i lirë.
Të dyja këto nevojiten të shtrohen si premisa të një politike për turizmin në vend. Mesa duket ideja që sundon është ajo që shohim në Tiranë, ku me kullat e njëpasnjëshme që ngrihen vazhdimisht, kostot e ndërtimit janë bërë të papërballueshme. Në fund, Tirana nuk është qytet i aksesueshëm për vetë banorët që sa vijnë e periferiozhen.
I ashtuquajturi turizëm elitar eleminon një të drejtë parësore: aksesin në bregdet të qytetarëve të këtij vendi. Shikoni se çfarë bën elitarizmi në këtë vend! Gardhe në Zëvrnec, gardhe në Ksamil, tjetërsim tërësor dhe kafshëror i gjiut të Manastirit në Sarandë, jetë e mot i hapur, gardh në Kakome, pamundësi hyrje në vijën e Dhërmi-Palasë-Vuno ku mbizotëron krimi, llumi dhe zengjinët e rinj.
Po flasim për plazhe të hapura që befas gjetën pronarë.
Tani radha i erdhia Akërnisë dhe Pishë Poros. Edhe aty ka pronarë. Nga ata që z. Rama i njeh shumë mirë. Dhe i mbron. Por cilët shqiptarë kanë patur pronësi në rërë? Këtë vetëm Shqipëria 2030 e di.
Ai investim në Pishë Poro për të cilin vajton sot z. Rama është sipari i tjetërsimit të zonës, bllokimit të saj nga ndërtues dhe në thelb heqje e të drejtës së aksesit për qytetarët e zakonshëm. Nëse turizmi elitar sjell këtë, atëherë për çfarë duhet një qytetar të quhet se është banor i këtij vendi?
Si është e mundur që një Bashki si Vlora vendos tarifë për plazhet publike? Kanë qenë jetë e mot të hapura! Dhe çfarë tarife!
Pas kësaj do nisin mallet ku edhe aty do të mëyjë elita. Pastaj burimet ujore për të na bërë të kuptojmë se jemi tepër në këtë vend. Jo se nuk na do z. Rama, por sepse vetë ne do kuptojmë se nuk jemi të denjë te jetojmë në lartësinë e standardeve të Shqipërisë së vizionit të tij.
Kjo që po ndodh është e rrezikshme. Shumë e rrezikshme sepse potenciali i keqkuptimit është i madh. Po ndikojnë në këtë edhe gazetarët e markave që dalin e flasin për një Shqipëri që as ka për të qenë ashtu si e sajdisin ata dhe imagjinata e tyre e sponsorizuar.
Ne mbërritëm në pikën kur një kryeministër që di gjithçka e çdo gjë për pronat i deklaron protestuesve që të merren me pronarët. Jo me qeverinë! Po qeveria që jep leje mbi prona të marra në mënyrë të dyshimtë nuk ka përgjegjësi?! Po qeveria që del e mbron projektin, nuk ka asnjë përgjegjësi?
Të gjitha përpëlitjet aktoriale të këtij njeriu në fakt lidhen me frikën e qartë se fermentimi i panënaqësive po pret vetëm një shkëndijë dhe se as ai dhe sa Sali gërdalla nuk do mund të kapitalizojnë më gjë. Edhe pse në shumëçka që flitet tani për projektin ka pasaktësi dhe paqartësi. Vetë fakti që një pjesë e madhe e qytetarëve lexojnë më të keqen në këtë që po ndodh ilustron më së miri klimën që është krijuar dhe mosbesimin e thellë ndaj atij që qeveris dhe atij që e sajdis nga opozita.

Comments
Keta po aplikojne regjimin qe
Keta po aplikojne regjimin qe Zionistet bejne ne Bregun Perendimor. Per banoret vendas rruge te paasfaltuara, kurse per kolonet autostrada dhe vendbanime te rrethuara e te ruajtura.
E aplikuan kete gje ne Qipro, ku aktivistet e kane denoncuar me kohe. Vendbanimet me kolone cifute po shtohen dhe po rrethohen.
I pari qe e denoncoi kete eshte Dimitri Lascaris, gazetar greko_ kanades.
Greko, vllahu, katoliko, muslimano- cifut apo edhe i pafe qe martesen e beri ne kishe Evangjeliste jetesen per shqiptaret te segreguar e quan " turizem elitar", aq me teper kur vendin ia shet koloneve cifut.
Ky shtet po i debon banoret e tij, po nuk pate buxhetin e Ben Blushit, B Fevziut, A Gjebrese, E Mamaqit, G Pajes e B Kallakut dhe po nuk fole anglisht duhet te largohesh si emigrant pasi, banoret te tjere " elitare " e duan kete shtet per vete. Kete Peeeeerleeeee te rrethuar me tela e gardhe me gjemba qe nga dita ne dite po shnderrohet ne nje Palestine Ballkanike.
Mallkuar qofshin servilet, bythleperesit Zionist. Bekuar qofshin bijte e Selam Musa Vlores qe mbas nje shekulli, perseri po I dalin zot ketij vendi.
Add new comment